Festë në Qeshibes

Festë në Qeshibes

 

Ibrahim Mustafaj

 

Vendlindja është vendi ku shpirti dhe zemra duan të shkojnë çdo ditë, aty ku kemi kujtimet tona të fëmijërisë, të rinisë.

 

E ku më bukur se në Qeshibes, fshatin tonë, rrëzë Malit të Miçanit, me aromën e sherebelit dhe çajit, mes cicërimave të zogjve?!…

 

Qeshibesi tradicionalisht ka shkuar shumë mirë, gati – gati si një fshat me Strenecin dhe Kakosin, ku bashkë festonim edhe datën 14 qershor te vendi i shenjtë Dervish Aliu.

 

 

Ky është viti i dytë, ku pas ritualeve te Dervish Aliu në Strenec, jemi organizuar dhe kemi festuar sëbashku në fshatin tone, në vendlindjen tonë, në vendlindjen e prindërve tanë, at ku prehen të parët tanë, në Qeshibesin madhështor!

 

 

Nuk ka ndjesi më të bukur, kur shikon breza të ndryshëm, me një lidhje me Qeshibesin, djem, bija, nipër, mbesa, krushqi etj të cilët marrin rrugën, jo shumë të lehtë nga vende të ndryshëm të Shqipërisë dhe nga jashtë vendit , drejtë Qeshibesit, me makina të larta, pasi është e vetmja mundësi për të vajtur.

 

 

Kënaqësi e veçantë ishte pjesmarrja e atyre që ishin për here të parë në vendlindjen e prindëve të tyre.

 

Kemi fatin që biri i fshatit tonë  Novrus Bramo ( Loli ) është mjeshtër në klarinet, i cili sëbashku me grupin e tij, këngëtarin Behar Spahiu, Fari Spaho etj na zbukuruan festën, me muzikën e tyre, këngët tradicionale te zonës tonë.

 

 

Kësaj rradhe na nderoi me praininë e tij, edhe këngëtari i mirënjohur , shoku jonë, miku jonë Dule Malindi, i cili i dha një tjetër ngjyrë atmosferës.

 

 

Nuk munguan dollitë, traditë e zonës tonë, dua të përmendë dollitë e Kastriot Bramos dhe Sabah Fetaut, batutat që shkëmbyen me njëri tjetrin.

 

 

Një moment i veçantë ishte edhe kujtimi i njerëzve tanë të dashur që janë larguar parakohe nga jeta si : Bajram Fetau, Luan Mustafaj, Fadil Mustafaj, Bashkim Telhaj, Agron Telhaj, dhe të gjithë atyre që nuk jetojnë më fizikisht pran nesh.

 

 

Qamil Lako, edhe pse nuk është prezent në takimet tona, nuk “mungon” në mendjet dhe në zemrat tona

 

 

Një falenderim për Erfan Fetaun, i cili me energjinë që e karakterizon, u angazhua vet, na angazhoi edhe ne brezin e ri, per të sistemuar vendin ku do bëhej organizimi, me vendosjen e rrjetave për hije, pasi temperaturat ishin pak të larta, me sistemimin e tavolinave, karrigeve etj.

 

 

Ishte një kënaqësi e veçantë leximi i një poezie dedikuar fshatit nga bija e Qeshibesit, Lorena Bramo me vargjet si më poshtë:

 

 

 

Qeshibesi – djepi im i shpirtit

 

Në rrëzë të malit, ku sherebeli rritet,

 

Qeshibesi ynë, këtu zemra më ndritet.

 

Era sjell çaj mali, kujtimet na ngjall,

 

E fëmijëria jonë na flet me mall.

 

 

Në shtigje të ngushta kemi vrapuar dikur,

 

Me shenja të vogla në trup e lëkurë.

 

Çdo gur, çdo pemë, na njeh për së mbari,

 

Se jemi nga ky fshat, si lule behari.

 

 

I kujtojmë mëngjeset, kur sapo dilte dielli,

 

E në duar na gjente me tufa sherebeli.

 

Djemuria hidhte topin ndër ara,

 

Me bukë në dorë, gjithë botën e vinim para.

 

 

Fisët bashkë ndajnë bukë, nder e zemër të ngrohtë.

 

Bramot – krenarë, me zemër të fortë,

 

Liçot – të urtë, me shpirtin plot.

 

Zenelët – të mençur, që nderin s’e ndajnë,

 

Zenunët – me fjalë që të prekin si valë.

 

 

Telhajt – të drejtë, mikpritës si pak kush,

 

Ku buka s’pyet nga vjen, veç zemra është prush.

 

Mustafajt – me dinjitet, të urtë si pleqtë,

 

Turhanët – të dashur, që nderojnë çdo mik e tek.

 

Fetanjtë – të ndershëm e njerëz fisnikë,

 

Që nuk e njohin fjalën “armik”.

 

 

Në këtë fshat s’ka ndasi, as mure e ndarje,

 

Të rritur si vëllezër, pa asnjë përçarje.

 

Çdo fis një degë, çdo shtëpi një shpresë,

 

Ku buka ndahet, e fjala ruhet me besë.

 

 

Edhe ne, brezi i ri, na rritët me dashuri,

 

Me nostalgji për vendin dhe shumë mirësi.

 

Na mësuat t’i ruajmë rrënjët si gjënë më të çmuar,

 

Që fshati ynë të jetojë – jo si kujtim, por si dritë që s’duhet shuar.

 

 

Këtu kemi qeshur, kemi qarë dhe jemi rritur,

 

Qeshibesi ynë, nga mëndja s’na je fashitur.

 

Gjyshërit tanë prehen në tokën e qetë,

 

Nën hijen e malit, ku heshtja flet vetë.

 

 

Në këtë fshat s’ka ndasi, as mure e ndarje, Të rritur si vëllezër, pa asnjë përçarje. Çdo fis një degë, çdo shtëpi një shpresë, Ku buka ndahet, e fjala ruhet me besë. Edhe ne, brezi i ri, na rritët me dashuri, Me nostalgji për vendin dhe shumë mirësi. Na mësuat t’i ruajmë rrënjët si gjënë më të çmuar,

 

 

Mekami i Dervish Aliut, Strenec, ku bëhen pelegrinazhe të përvitëshme

 

Që fshati ynë të jetojë – jo si kujtim, por si dritë që s’duhet shuar. Këtu kemi qeshur, kemi qarë dhe jemi rritur, Qeshibesi ynë, nga mëndja s’na je fashitur. Gjyshërit tanë prehen në tokën e qetë, Nën hijen e malit, ku heshtja flet vetë.

 

 

Një momenti i bukur ishte të shikoje fëmijët tanë, në moshë të vogël 6-7-8 vjeç, kur bëheshin pjesë e atmosferës, duke u futur dorë për dore në valle.

 

 

Këtë vit, ishim afërsisht 100 pjesëmarrës, me shpresën që vitin tjetër të jemi akoma më shumë! Nëpërmjet këtyre rreshtave falenderoj në mënyrë të veçantë të gjithë pjesëmarrësit, dhe një ftesë atyre që nuk patën mundësi t’i bashkohen kësaj feste për arsye të ndryshme,me shpresën se vitin tjetër do të na bashkohen edhe më shumë, për t’a bërë edhe më të bukur festën!