Folklor: Frazologji popullore nga zona e Çepanit, Skrapar (1)

Folklor: Frazologji popullore nga zona e Çepanit, Skrapar (1)

 

 

Ai (ajo) është prej atyre që thonë të bjerë shi vetëm në arën time; (që shikon vetëm interesin e vet personal e nuk çan kokën për askënd tjetër);

 

-Behar, ta bëftë; (lloj urimi, që ka kuptimin të shkoftë mbarë kjo punë që ke nisur);

 

Botën e qerdhes ai që i merr gjërat ngadalë (arrin atë të mirë që kërkon vetëm kur nuk nxitohesh, por arsyeton, para se të veprosh);

 

Ç’e deshe derën nga Muzhaka, mirë e kishe nga Rogu;(përse e ndryshove mendjen; përse e bëre këtë  ndërrim…etj);

 

Ç’i deshe tre qè, mirë i kishe dy; (ç’t’u desh kjo punë?, përse e bëre këtë?);

 

 Défosun edhe kjo punë! (mos u duktë edhe kjo punë”)

 

E po ai tri koqe në majë ka! (lloj vlerësimi për njeriun  e pa pjekur që nuk gjykon e arsyeton thellë);

 

Është njeri me një okë mend (njeri i zgjuar);

 

Është burrë katërqind derhem; (është njeri me mend, i ditur dhe i dëgjohet fjala);

 

–  Hem qeros, hem fodull; (Edhe i varfër në pasuri e mendime, edhe shet mend);

 

Hëm dhi e krimbur, hëm bishtin përpjetë (e njëjta si me lart);

 

– Hu më shkon e lloz më vjen; (nuk je i zoti për një punë të mbrodhtë);

 

I rri macja më bisht; (e ka punën në rregull);

 

I kërceu damari i ballit; (u nxeh së tepërmi, u bë nevrik);

 

I polli macja në kamare (i ka rënë një hall i madh);

 

– I polli kau (u hap dera e fatit dhe i erdhën të mirat);

 

I vajti squfur gjëja e malli; (gjithçka që bëri iu dëmtua);

 

I vinin shtatë vërr e një hazër! (u tmerrua prej frikës;kur dikush ka frikë i shpëtojnë edhe pordhët);

 

Ai është njeri që po ta kesh mik të prish punë, e po ta kesh armik, të ha munë (është i pazoti);

 

-Ai është: kush e mbjell mos e korrtë! (është njeri moskokçarës dhe shumë indiferent);

 

-Ai tani po ngul e shkul hudhra; (ka kohë që ka vdekur);

 

I vuri saçin ore shyqyr i qoftë! (lutje-ankesë Zotit, për klimën shumë të nxehtë e thatësirë në verë);

 

–  I ka shkarë ledhi (e ka lënë mëndja);

 

-I bje  fyellit (cylës) me një vrimë!( bën të njëjtën gjë, bëhet i bezdisur);

 

Mos u vardis si dhelpra pas koqeve të dashit ! (mos ki shpresë, për çka  nuk arrihet);

 

-Më mirë djepia thatë se shejtani brenda;( nuk ke se çfarë e do një fëmijë të prapë!);

 

-Mjaft tani, se e bëre ujem! (me sa the e me sa bëre, e përzieve kaq keq sa nuk e mer vesh se çfarë është);

 

-Mos e prish jahninë për një qepë; (për një gjë të vogël nuk prishet miqësia, shoqëria, muhabeti);

 

Njeriu sa të jetë gjallë duhet të çalltisë, (njeriu duhet të ketë gjithnjë inisiativë në jetë);

 

-Po të bredhësh hu më hu, një hu do të të hyjë në…!( Lëvizjet dhe punërat duhet t’i bësh më lezet dhe efektivitet e jo kuturu se të vijnë të papritura të rrezikshme);

 

Pesë pordhë, gjashtë grosh! (s’na the gjë për të qenë);

 

Ruaju nga koka e vogël se ajo ka marrë më qafë koka të mëdha; (porosi për djemtë, të jesh gjithnjë i ndershëm dhe i moralshëm, të kesh pushtet mbi vetveten);

 

– S’ka insan pa noksan; (Nuk gjen asnjeri që të mos ketë në zakon, huq, ves,);

 

– T’u shoftë binaja! ( lloj mallkimi, u çfarosësh; përdorej edhe për të treguar habi për një bëmë të guximshme);

 

Ta bëftë diell! (lloj urimi, për të vajtur puna mbarë);

 

Vëri një gur e një plis! (mbylle këtë problem me kaq, mos e trazo e ngacmo më tej).

 

 

 

 

Mblodhi: Ilmi S. Qazimi