Formohet batalioni partizan që mbajti lartë dhe nderoi emrin e Heroinës Margarita Tutulanit

Formohet batalioni partizan që mbajti lartë dhe nderoi emrin e Heroinës Margarita Tutulanit

 

Më 20 shtator të vitit 1943 në qytetin e Beratit, fare pranë shtëpisë së Margarita Tutulanit, formohet batalioni partizan që merr emrin e saj

 

 

Si sot, 81 vite më parë, më 20 shtator të vitit 1943 në parkun e lagjes “Murat-Çelepi”  u  formua  batalioni i rinisë  “Margarita Tutulani”  me 200 partizanë dhe partizane. Të gjithë  ishin të rinj në moshën e Margarita Tutulanit.

 

Komandantë i këtij batalionin ishte Skënder Malindi, ndërsa komisar Ajet Xhindole. Aksionet  ushtarake  të këtij batalioni,  fillojnë nga fshati  Lubeshë ne nëntor 1943 dhe vijojne në Jugosllavi.

 

 

Nga ky batalion kanë rënë  dëshmorë 20 të rinj si komisari i batalionit, Ajet Xhindole, Petrit Lulo, Nesim Kuçi, Thoma Arbëri etj.

 

 

Lavdi heroizmit dhe trimërisë së këtij batalioni!