Foto e rrallë, Ramiz Alia mbi mushkë në Vlushë të Skraparit
Kjo foto i përket datës 17 mars 1969. Është një foto e rrallë e Ramiz Alisë e bërë në Skrapar, kur ai shkon në Vlushë të Skraparit, në përvjetorin e 25 – të Brigadës së 7 Sulmuese, ku ka qenë një nga kuadrot udheheqëse të saj në punën me Rininë.
Sipas Mark Brungës, që ka postuar këtë foto, duke qënë se terreni ishte malor, Ramizi hipi mbi një mushkë. Shoqëruesi, të cilin e kisha mik timin, më dha aparatin fotografik për t’ia mbajtur, pasi ai duhej të ishte i lirshëm për të organizuar mbrojtjen e Ramizit.
Gjatë udhëtimit, ndersa shoqëruesi kishte vëmëndjen gjetkë, unë bëra këtë fotografi të rrallë. Po oficeri i shoqërimit më kishte pikasur, pasi më pas më dha porosi që foton të mos ia bëja të ditur shokut Ramiz dhe as ta publikoja.
Unë e ruajta porosinë, por që tani të dhënat janë “deklasifikuar”, e kam lejen dhe të drejtën, – thotë, ndër të tjera autori i fotos, – ta publikoj.