Fshatrat e Shqipërisë, njëlloj të gjithë: Pse e kompleksojmë kaq shumë veten me origjinën dhe vendlindjen?

Fshatrat e Shqipërisë, njëlloj të gjithë: Pse e kompleksojmë kaq shumë veten me origjinën dhe vendlindjen?

Ilir Banushi

 

Lexon jo rrallë dedikime që persona të ndryshëm bëjnë për fshatin e origjinës, ku e përshkruajnë atë  sikur janë me origjinë nga Hallstadtt.

 

Kur i lexoj me duket se kam të bëj me njerëz qe nuk e kanë kaluar qendrën e qarkut ku banojnë. Disa kanë shprehje inferioriteti për origjinën e tyre, s’duan t’ua zësh fshatin në gojë, sikur kanë lindur nga sqetulla e Zeusit, e kanë tmerr origjinë fshatare; disa të tjerë e glorifikojnë dhee hiperbolizojnë, sikur fshati i tyre është qendra e botës!…

 

Fshati Bashaj i Smokthinës, Vlorë

 

Në fakt origjina është e paracaktuar dhe nuk është meritë apo faj i askujt. Aq më tepër në epokën e globalizmit kur kthehet thjesht në një relike. Përshkrimi fantazues më tepër i përket vetëmbrojtjes së pa kërkuar, se sa krenarisë se vërtetë.

 

Para disa ditësh u ndodha ne fshatin tim te origjinës familjare, në Bashaj te Smokthinës. Më duket si pejsazhi i plot fshatrave te tjerë që ka Shqipëria malore. Njerëzit janë po ashtu mikpritës e të paqtë si në plot fshatra të tjerë kur i viziton.

 

Fshati Spatharë në Skrapar

 

Por ajo qe më bën krenar aty nuk është Hallstatt-i, por më shumë se çdo gjë një pllake mermeri e vendosur në hyrje të varrezave të fshatit, e cila flet më shumë se çdo përshkrim dhe në të cilën të ikurit i drejtohen të gjallëve:

“Mos na lini pas dore dhe mos shkelni mbi ne, se dhe ne kemi qenë aty, dhe ju do ktheheni këtu, te ne!…”

 

Kjo dorë e artë e atyre banorëve që kanë gdhendur këtë pllakë, më detyroi që të kthehesha edhe një herë te banesa e fundit e stergjyshëve.

 

Përshkrimin fizik dhe natyror të tipit Hallstatt, me duket se e ka bërë Çajupi për të gjithë fshatrat, prandaj mos u lodhni shumë.

 

Maletë me gurë,

fushat me bar shumë,

aratë me grurë,

më tutje një lumë.

 

Fshati për karshi

me kish’ e me varre,

rrotull ca shtëpi

të vogëla fare.

Fshati i Anton Zako Çajupit, Sheperi i Zagorisë