Ftesë për bashkëpunim, për rubrikën “Nëpër Skrapar, guidë historike dhe etno-kulturore”

Ftesë për bashkëpunim, për rubrikën “Nëpër Skrapar, guidë historike dhe etno-kulturore”

Siç kemi njoftuar edhe më parë, kjo do të jetë një rubrikë periodike në të cilën lexuesi do të gjejë shkrime për zona, fshatra, vende historike, turistike, monumente natyrore, kulturore, objekte të veçanta, që nuk duhen lënë pa u parë dhe pa u njohur nga të gjithë, veçanërisht nga të rinjtë e larguar herët nga vendlindja, por edhe nga turistët dhe udhëtarët që u bie të kalojnë nëpër këto zona.

 

 

“Orakujt…” kanë një projekt të veçantë për këtë rubrikë, por, për realizimin e këtij projekti, veç punës tonë, kërkohet ndihma dhe bashkëpunimi me të gjithë ndjekësit dhe lexuesit tanë të nderuar dhe të respektuar.

 

 

Ndaj, iu lutemi, na shkruani për vendlindjen tuaj, për gjërat më të veçanta që ka zona dhe fshati juaj, për vlerat e spikatura të trashëgimisë sonë kulturore, që të mos harrohen dhe groposen bashkë me ne, por t’u shërbejnë brezave që vijnë, që sot, në këtë zallamahi politike, sociale dhe kulturore e kanë të vështirë të orientohen atje ku duhet dhe si duhet.

 

Mos u bëni me atë pjesë të mbrapshtë që mohon vlerat, që mohon identitetin tonë, që mohon historinë, kulturën dhe etnokulturën tonë, por evidentoni vlerat më të mira të tonat, që, në të vërtetë, nuk janë tonat, por janë një thesar i madh, i pallogaritshëm që na kanë lënë e besuar të parët tanë. Respektoni, të paktën me këtë rast, Ata.

 

Bashkëpunoni me ne, le të bëjmë ne tonën, pa kushdo tjetër është i lirë të zgjedhë!

 

Faleminderit për mirëkuptimin!

 

Botuesi i “Orakujve…”