
Gëzim Voda: “Epopeja” e dollisë
Gëzim Voda
Të rrallat vlera shqiptare,
S’gjenden veç në këngë e valle.
Kemi dhe jo pak të tjera,
Që mbeten “stoli” përhera.
Ja të flasim për Dollinë,
Që ka për simbol rakinë.
Ngrihet në gosti e dasma,
Sa herë që ka miq tek vatra.
Bëhet si e do adeti,
Trokëllihet, bromp “shëndeti”.
Me raki, kadaja mbushur,
Pihet shtruar, e pa u ngutur.
Por, pa shkak dollia s’bëhet,
Kërkon “burra” tek kuvendet.
Kërkon burra tabieti,
Që dinë ç’është muhabeti.
S’ka dolli po s’pati “palë”,
Po nuk pate mik përballë.
Në vetmi, nuk shkon dollia,
Dhe përmbys të bjerë shtëpia.
Shkon mbarë me raki qilari,
Raki proto, ballë kazani.
Nxjerë nga pjergullat ndër lisa,
Në Skrapar dhe tek Dëshnica.
Nuk është raki shkuar radha,
Që del nga kumblla e thana.
Është raki rrushi pa hile,
Prodhuar nga pjergull debine.