Gëzuar 98-vjetorin e lindjes, Mustafa Bakiasi! 

Gëzuar 98-vjetorin e lindjes, Mustafa Bakiasi! 

 

 Bexhet Fezolli   

Kryetar i OVP të LANÇ, Njësia 5-Zona, 5 Tiranë

 

 

Veteranin e L ANÇ, Mustafa Bakiasin e takoj çdo ditë e në rrugët e kryeqytetit, njeri burrë mjaft pozant nga paraqitja, por akoma më shumë nga virtytet që ai mbart dhe e karakterizojnë.

 

 

Mustafai Bakiasi është nga vendi i kapedanëve trima e atdhedashës, Kapinova e Skraparit. Ai është i biri i patriotit të njohur Muço Kapinova, i cili qysh në vitet 1905-1907 ishte pjesëtar i çetave për liri. Merr pjesë me krerët e Shqipërisë në Frashër 1911. Pjesëmarrës në Kuvendin e Sinjës në Berat 1912 dhe më pas në Shpalljen e Pavarëisë në  Vlorë.

 

Nga 1912 deri 1920 Muço Kapinova komandonte forcat vullnetare në Korçë Skrapar, Kolonjë, Leskovik etj. Bashkëpunoi me patriotët e Korçës-Skraparit e Kolonjës-Devollit për konsolidimin e shtetit Shqiptar.

 

Në vitet  1920 – 24 merr pjesë aktive në Luftën e Vlorës 1920, ku dhe plagoset. Në vitin 1922 ai është komandat i forcave të xhandarmërisë në Devoll e Korçë, në vitet 1923 24 në Gramash Elbabsan dhe Pogradec. Më 1924 Muçoja ka qenë zëvendëskomandat qarkut Elbasan-Korçë.

 

Në gusht 1926-Muço Kapinova vritet nga regjimi i Zogut në Kapinovë të Skraparit.

 

 

Mustafa  Bakiasi i sotëm, lindi atë vit që iu vra i ati i tij. U rrit jetim, e rritën dajallarët e tij.

 

 

Mustafai ndoqi rrugën e babait të tij. Mësimet e para, më 1935-36, i mori në Dushar të Oparit-të Korçës. Klasën e III-IV e kreu në vitet 1937-38 në Vithkuq të Korçës.

 

 

Më 1942 lidhet me LANÇ në Çetën Territoriale, komanda e vendit, ka qenë korrieri partizan i orëve të para. Musatafai u dallua për shkathtësi, trimëri, guxim. Në shtëpinë e Mustafait, gjatë LANÇ janë strehuar e kanë drejtuar lëvizjen LANÇ, njerëzit që punonin ilegalisht e që udhëhiqnin  luftën  partizane.

 

Mbas Çlirimit të Shqipërisë-1946, ai ishte drejtues i Rinisë në fshatin Kapinovë, merr pjesë në aksionin e Rinisë Kukës Peshkopi, në aksionin-hapja e rrugës Berat – Skrapar etj. Më 1947 kalon në kursin e kuadrove në Durrës.  Pas kësaj, komandant i Brigadës së Rinisë në hekurudhën Rrogozhinë.

 

 

Më 15. 10. 1949 i mobilizuar si ushtarak në Brigjadën Ushtarake në Vlorë, shkon në provokacionet e 1949 në Devoll të Korçës.

 

 

Në vitin 1949-52 emërohet në Ministrinë e Punëve të Brendëshme, reparti Kufirit Durrës-Divjakë, Libofshë.

 

Më 1953-54 shkon në Gjirokastër, komisar i postave në Kakavijë. Në vitin 1957-Konispol, instruktor politik i batalionit.

 

Më 1965, mbaron Shkollën e Larë të Partisë Tiranë. Më 1972 emërohet komisar i batalioni Kolonjë-Leskovik.

 

Më 1978 kalon tek Drejtoria e II-M P B. Më 1983 kryetar tek Dega e Sigurimit në KQ , pastaj në në Kryeministri në Degën e Ankesave. Dolin ë pension në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

 

 

Mustafaj ka shkruar në gazetën “Kufitari”, revistën në “Shërbim të Popullit”, në Revistën Ushtarake, gazetën “Kushtrim Brezaah”, gazeta Telegraf etj.

 

Për kontributin e merita të shquara ai është  dekoruar  me urdhra, medalje  dhe stimuj të ndryshëm që flasin  vete  për meita dhe zotësitë e tij, siç janë:

 

Medalje e Çlirimit 1947, Medalje e Punës 1946, Urdhri i Punës Klasi III 1953, Medalje 10-vjetori i Ushtrisë 195, Medalje Shërbimit Ushtarak 1958, Medalja 70 Vjetori Çlirimit nga MM, 2024, Nga Kryesia  Komitetit V P të LANÇ “Nder i Kombit’’ e shumë të tjerë.

 

 

Duke parë aftësitë e tij të larta profesionale, kudo  ku  ka  punuar  është dalluar për një ndërgjegje të lartë  dhe përkushtim  atdhetar, duke  bërë  emër të  mirë, shembull frymëzimi  për  brezat  e ardhshëm.

 

Me daljen në pension Mustafai iu  bashkua  armatës së madhe  të VP të LANÇ. Nisur nga kontributi i dhënë, aftësitë e tij  organizuese, si gjatë LANÇ,  ashtu  dhe në ndërtimin e Shqipërisë, ai caktohet  Këshilltar i Organizatës V P të LANÇ, në Njësinë Bashkiake nr. 5.

 

Ai me çdo  detyrë që i ngarkohet  e realizon  dhe e kryen me ndërgjegje  e në mënyrë  shembullore.