Gjeneral De Veer dhe koloneli Tomson, në Berat, takim me autoritet e Skraparit

 Gjeneral De Veer dhe koloneli Tomson, në Berat, takim me autoritet e Skraparit

 

Siç dihet nga historia me vendim të konferencës së Ambasadorëve në Londër për të ruajtur qetësinë dhe rendin publik në Shqipëri do të siguroheshin nga një xhandarmëri, organizimi i së cilës do t’iu besohej oficerëve të huaj me përvojë, detyrë të cilën e mori përsipër ta realizonte mbretëria dhe shteti holandez e cila dërgoi një mision ushtarak holandez që do të vihej nën kontrollin e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit të Europës.

 

 

Ky mision përbëhej nga 15 vetë me në krye gjeneralin de Veer, ndërsa si zëvendës do të ishte koloneli  Tomson, i cili ishte edhe deputet i parlamentit holandez.

Nën kujdesin e gjeneralit de Veer dhe të kolonelit Tomson u krijuan dhe filluan stërvitjen repartet e para të xhandarmërisë.

 

 

Në këtë periudhë, në vitin 1914, të dy oficerët e lartë hollandezë vijnë në Berat, ku u zhvillua një takim me autoritete vendore të ftuar nga Fieri e Skrapari.

 

 

Fillimisht ata takuan Ali Tetoven, kapiten dhe komandant i Batalionit te Xhandarmërisë, me vullnetarë nga Berati, Skrapari, Lushnja e Fieri.

 

 

Takimi zgjati shumë, pasi u diskutuan çështje konkrete dhe u planifikuan  detyra për aksionet luftarake ndaj sulmeve të andartëve grekë që ishin evidente në këtë kohë sidomos në zonën e Skraparit.

 

 

Përfaqëues nga Skrapari në këtë takim kanë qenë:

 

Xhelal bej Koprëcka, i vëllai i tij Abdyl Koprencka, Tushan Rehovica, Hasan bej Zaloshnja, Dervish Iliazi dhe Themistokli Germenji me detyrën e Prefektit (Kështu thuhet në dokument, por në fakt Themistokli Gërmenji ishte nënprefekt) si dhe Dervish Iliazi si ndihmës i Themistokli Gërmenjit. Në këtë rast, por edhe në raste të tjera, ai kryente edhe rolin e përkthyesit.

 

 

 

Shënim:

 

Materiali është marrë nga statusi i FB të studiuesit të pasionuar, Gjergj Qafoku