Gjerbësi i Skraparit përballë dallgëve të një kohe të vështirë

Gjerbësi i Skraparit përballë dallgëve të një kohe të vështirë

 

Hysen Binjaku

 

Gjerbësin në vitet e socializmit, mund ta quaje qendrën e tretë më të civilizuar në Skrapar, pas dy qyteteve, Çorovodës dhe Poliçanit.

 

 

Ishte qendër e Lokalitetit të Tomorricës, për mendimin tim, i ngjante një qyteti të vogël të civilizuar si nga  numri i popullsisë, institucionet që kishte: shkollë e mesme, spital rajonal, hotel, restorant , shtëpi kulture. Linjë të rregullt autobusi urban, por edhe “jetë nate”, nëse mund ta quajmë kështu, pasi në vatrën e kulturës kishte vazhdimisht aktivitete, lokalet dhe dyqanet mbylleshin vonë, në spital vinin urgjenca etj.etj.

 

Me një fjalë, siç thotë populli Gjerbësi vinte paksa “erë qytet” për atë kohë.

 

 

Edhe në ditët e sotme Gjerbësi është në të paktët fshatra të Tomorricës, ndoshta edhe i Skraparit, ku “braktisja” nuk është katastrofike si gjetkë.

 

 

Pra, Gjerbësi, është një shembull domethënës, se po të ketë rrugë dhe shërbime, njerëzit e punës nuk e braktisin përfundimisht vendin e tyre, por mbajnë lidhje, vinë herë pas here mbjellin ose shërbejnë, siç ka edhe disa nga ata që kanë vendosur të punojnë e jetojnë aty.

 

Një nga këta është edhe ish kuadrri i lartë që jetoi e punoi në Tomorricën e asaj dhe kësaj kohe, Baki Caushi nga Shpatanji, vendosur me banim në Gjerbës.