Gjimnazi “Ramis Aranitasi” Çorovodë / Maturantët e 1968-ës 

Gjimnazi “Ramis Aranitasi” Çorovodë / Maturantët e 1968-ës 

Një shkrim nostalgjik i shpërndarë edhe më parë në rrjetet sociale, por i risjellë përsëri në këtë atmosferë provimesh për maturantët, për dy arsye:

 

e para, për brezat e tanishëm të maturantëve (ata që na ndjekin) të kuptojnë devocionet dhe emocionet tona, që, pavarësisht kontekstit kohor, janë të njëjta me të atyre;

 

dhe, e dyta, se edhe ne nga viti në vit, për shkak të moshës dhe arsyeve shëndetësore, mblidhemi rrallë e më rrallë dhe jepemi më shumë pas kujtimeve…

 

 

Prof. as. Hysen Binjaku

 

Nuk e them vetëm unë, matura e vitit shkollor 1967-1968 mbahet si matura më e mirë e para viteve 1990. Kushdo mund të pyesë: Po pse vetëm para viteve 1990 e jo edhe vitet që pasuan?

 

E kam një përgjigje: Mund të krahasohen vetëm të krahasueshmet. Dhe arsimi i para ’90 e mbas ’90 kanë dallime në formë dhe përmbajtje. Suksesi dhe arritjet në arsim varet nga dy komponentë: Nxënsit dhe Mësuesit e tyre. Me sa duket, në rastin e maturës tonë, të dy komponentet kanë qenë komplementare.

 

Në katër vitet e gjimnazit mbaj mend këta mësues (renditur nga viti i parë deri në të fundit): Qani Zaimi, Gani Zyko, Abdulla Kaba, Njazi Shkëmbi, Myfit Ulqini, Xhelil Shahu,  Urim Bujari, Syrri Fani, Kujtim Kabashi, Valentin Gjergjani, Agim Hasko, Petrit Mëno, Sazan Hasani (të më falë ndonjë nëse e kam harruar). Lista e përmendur flet vet, figura të arsimit në Skraparin e atyre viteve.

 

Matura jonë e ka bërë traditë që të mbidhemi çdo pesë vite dhe të festojmë së bashku me mësuesit tanë. Takimi i fundit ishte në Çorrovodë në vitin 2018,  për të cilin kam shkruar kohë më parë.

 

Sot po i shkruaj këto radhë për takimin e vitit 2013, për të kujtuar disa nga pjesmarrsit që sot nuk janë më.

 

Në atë takim na nderuanë disa mësues: Drejtor Qani Zaimi, Zv.Drejtor Gani Zyko, Mësuesi i Kimis Valentin Gjergjani, Mësuesi i Matematikës Myfit Ulqini, Mësuesi i Rusishtes Avdulla Kaba, Mësuesi Xhelil Shahu, Mësuesi Sazan Hasani, Mësuesi Petrit Mëno.

Nga 22 maturantët e vitit 1968 ishin:

Arta Pëllumbi, Bardhyl Aliçka, Elmas Guga, Ethem Xhamëni, Festim Myftari, Fiqirete Halili, Flutura Guri, Hysen Binjaku, Izet Zoto, Kastriot Caka, Maks Musabelliu, Mira Frashëri, Qazim Metani, Syti Hysko, Xhevair Molla. Në takim ishin edhe mjaft nga Bashkëshortet dhe Bashkëshortët e të pranishmëve. Ishte një takim shumë i bukur, disa nga mësuesit kishim kohë që nuk i kishim takuar.

 

Pak kohë pas këtij takimi humbëm shokun tonë, atë më alegron e klasës, Mjekun e talentuarë Qazim Metani si dhe Mësuesin (që e kishim si shok kur ishim nxënës të tij) Avdulla Kaba.

 

Viti i vishtirë 2021, viti i pandemisë, që na “ndau përsëgjalli”,  mori edhe dy nga mësuesit tanë, dy mësues ikonë të Gjimnazit “Ramis Aranitasi” Çorrovodë, Nëndrejtorin e shumë viteve në këtë shkollë, Mësuesin e urtë dhe të dashur, Gani Zyko si dhe Beratasin, që u formua si mësues në Skrapar, Valentin Gjergjani. Eh kujt, nga nxënsit e vteve 1960-1967, nuk i ka mbetur në mendje mësuesi elegant në paraqitje, në komunikim, në mësimdhënien e lëndëve Kimi dhe Biologji. Mësues Logu (kështu i thërrisnin të gjithë) ishte model në gjithçka.

Ishte pikërisht Logu që “më nxiti” të shkruaj në këto ditë “pushimesh” këtto radhë. Më datën 25 maj 2022 ai do ishte 82 (tetëdhjetë e dy) vjeç dhe këtë fakt ma bëri të ditur një koleg i tij, mësuesi i sa e sa gjimnazistëve të Skraparit, “Mësuesi i Merituar”, Drejtori i parë dhe  Sinonimi i Drejtorit të Gjimnazit të Çorrovodës, Veterani i Arsimit në Skrapar, mësuesi im, kollegu im, miku im Qani Zaimi, i cili, në anën tjetër të telefonit, më porositi të bëj një shkrim përkujtimor.

 

Nuk ja prish dot drejtor Qaniut! Më duheshin foto (nuk i mbaj në celular) prandaj iu drejtova (në telefon) “arkivës” së shoqërisë tonë, doktor Maks Musabelliu dhe Ai (nuk më vonoi shumë) e bëri më të plotë këtë shkrim me fotot që më dërgoi.

 

Në emër të drejtor Qaniut, doktor Maksit dhe timin u dërgojmë familjarëve, miqëve dhe shokëve të Qazim Metanit, Abdulla Kabës, Gani Zykos dhe Valentin Gjergjanit ngushëllimet tona.

 

I paharruar kujtimi i tyre!