Gjurmë pune dhe jete të një postieri legjendë, si Veli Caka i Osojës  

 Gjurmë pune dhe jete të një postieri legjendë, si Veli Caka i Osojës  

 

  Kastriot Caka 

 

Kam menduar shpesh të shkruaja për jetën e babait tim, por e kam patur të vështirë,  sepse nuk dija nga t’ia nisja për një njeri, që një jetë të tërë, me gazeta, letra dhe telegrame në krah rriti, ushqeu dhe edukoi shtatë fëmijë,  gjashtë djem dhe një vajzë!…

 

 

Lindi në mes bullullimave dhe oshtimave të frikshme të Luftës së Parë Botërore në Osojë të Skraparit. U rrit si u rrit, siç rriteshin fëmijët në atë kohë të vështirë, derisa e zuri përsëri Lufta e Dytë Botërore. Këtë radhë pushtimi  fashist i Italisë e gjeti  Veliun ushtar.

 

 

I pjekur para kohe nga vështirësitë e jetës, i brumosur me ndjenjat patriotike, dezerton nga fronti i luftës Italo- Greke të vitit 1940, ku italia fashiste për qëllimet e veta aneksioniste përdori kundër Greqisë edhe një batalion me ushtarë shqiptarë atë “Tomorri”.

 

 

I ndërgjegjshëm se nuk duhej t’i përdornin armët kundër popullit fqinj, grek, por kundër pushtusëve italianë, i cili ishte armik për të dy popujt e vëndet tona, ai dezerton nga ushtria.

 

 

Për këtë “tradhti” ndaj fashizmit u internua në Shijak të Durrësit.

 

Më vonë u rreshtua me armë në dorë në Batalionin partizan Territorial.

 

Pasçlirimit ai punoi për 15 vjet rresht nën armë si punonjës i Armës së Sigurimit të Shtetit kundër banave diversante.

Pjesën më të madhe të jetës, deri sa doli në pension, e bëri si postier, punonjës i Post Telegrafës së Skraparit në zonën e Potomit, ku u vendos edhe me familje.

 

 

Babai  ishte i vetmi në familje që do punonte për të na ushqyer… Ishte e përditshme që me çantën në krah nisej çdo ditë për të marrë gazetat e asaj kohe nga Çorovoda në Potom dhe i shpërndante në tërë zonën e Potomit, gati në 20 fshatra.

 

 

Ruga ishte gati 6 orë në këmbë dhe pesha e rëndë e gazetave, revistave dhe letrave ia vështirësonte akoma mrrugën.

 

 

Më kujtohet si sot se i dieja përpara për ta ndihmuar edhe pse ishja i vogël.  Ai në çdo hap që hidhte gëzohej dhe thoshte: “Ja u rritët edhe ju  dhe po bëheni të zotët e vetes”.

 

Ajo që dinte të bënte babai, ishte se donte t’i rregullonte fëmijët ti’ bënte me shkollë dhe të ishin të ndershëm në jetë. Kjo ëndërr iu realizua deri në fund të jetës.

 

 

Babai ishte bërë miku i të gjithëve në tërë zonën, hynte dhe dilte pa droje në çdo shtëpi të fshatrave të Potomit, Vlushës, Leshnjes, Krastës, Gostënckësinovës e deri në Faqekuq.

Atëhere bënte dimër i madh, dhe lumenjtë që ndanin fshatrat ishin të rrëmbyshëm, por humanizmi i njerëzve të atyre anëve ishte i madh, i vinin në ndihmë duke i nxjerrë ndonjë kafshë sa për të kaluar lumin.

 

 

Emri  i  tij  ishte bëreë shumë i dashur dhe respektuar për të gjithë, kjo lidhej me sjelljen dhe komunikimin e tij, ishte njeri që, si i thonë fjalës, të bëntë mik në mes të rrugës.

 

 

Babai kishte informacion të vazhdushëm për jetën dhe problemet , ai lexonte, pasi ishte i lidhur me shtypin dhe dinte ta përhapte këtë informacion. Në çdo  moment që ai çlodhej hapte gazetën dhe lajmin  ai e merrte i pari.

 

Babai ishte një masovik i jashtëzakonëshëm, i muhabetit dhe i këngës, këndonte bukur dhe hidhte valle, si i tillë ai merrte pjesë në të gjitha gëzimet që kshin banorët në ato zona, ai i jepte gjallëri dhe hov gëzimit, por edhe nëpër fatkeqësi, ishte inkurajoz dhe ta hiqte dhimbjen si me dorë.

 

 

Tregojnë një ndodhi që ka mbetur në atë kohë. Kalonte nëpër pyll ku kullosnin bagëtia, aty tek vatha në pushimin e drekës çobanët po hanin drekë. Ja kishi shtruar me përshesh me qumësht. Afër tyre rrinte një fëmijë i vogël në rolin e hysmeqarit, që runte dhe shikonte kur ata hanin. Ai zbret nga kali dhe ua merr çobenëve tenxheren me përshesh dhe ia vë përpara djaloshit të vobekët. “Ha – i tha, dhe të mos guxoni ,u tha çobanëve, t’i flisni këtij djali, se keni punë me mua”!

 

Babai, kur punonte në telegraf në Potom, ishte njeri public dhe pyetej dhe I merrej mendim edh nga kuadrot e larta të rrethit për mbarëbvajtjen e punëve në zonë.

 

Një rast, vete Petro Markoja në Potom dhe njeriun e pare takoi babanë. Doli jashtë, në majë të një shkëmbi në Potom dhe  si njeri i lirë që ishte Petrua po fliste me babanë. Nder te tjera, në bisedë e sipër ai tha babait: “Po çbëjnë, xhanëm, këta njerz këtu, si jetojnë mes shkëmbinjëve”!

 

Babai po e dëgjonte dhe për një moment i thotë: Shoku Petro, duhet patur kujdes, se ka njerëz që i keqpërdorin fjalët  dhe u ngatërrojnë!….

Petroja buzëqeshi dhe i tha: ”E di e di, po nuk më rrihet, i tillë jam unë”!…

 

 

Shtëpia jonë ishte në Potom ishte anë të rrugës, babai nuk nguronte t’i kthente tek oborri dhe t’u bënte një kafe, dhe nëna jonë e papërtuar dhe nikoqire e serviste menjëherë për këdo që kalonte aty.