Guidë historike: Rrugët e Osumit

Guidë historike: Rrugët e Osumit

Rruga e Osumit ka qenë një nga segmentet rrugore nga më të rëndësishmet që, së bashku me segmentet e saj, lidhte linjën Vlorë – Berat – Korçë dhe më tej akoma në mesin e shekullit XVIII. Kjo rrugë është rrahur shpesh nga tregtarët voskopojarë në periudhën e shekujve XVII-XVIII, kur Voskopoja ishte qendër e zhvilluar ekonomiko – kulturore.

 

Ruga kalonte sipas këtij itinerari: Vlorë – Babicë – Picar – Armen – Murtajas – Selishtë – Hekal – Ballsh – Aranitas – Sinjë – Velabisht – Berat.

 

 

Rruga për në Korçë kalonte: Berat – Vokopolë – Bogdan – Hani i Perisnakës – Çezma e Tarikos – Shën Pjetër – Qafë Dardhë – Tërrovë – Osnat – Rromas – Lumi i Tomorricës – Dobrenj – Guri Prerë – Dushar – Protopapë – Voskopojë – Korçë – Manastir.

 

Kjo ishte rruga më e shkurtër që lidhte Beratin me Korçën dhe Manastirin.

 

 

Një variant tjetër po i kësaj rruge që lidhte Beratin me Korçën ka kaluar djathtas lumit të Osumit. Rruga kishte itinerarin: Vodicë – Qehajajas – Vërtop – Bargullas – Dobrushë – Mollas – Ura e Kasabashit Çorovodë – Vëseshtë – Osojë – Vlushë – Leshnje – Gostënckë – Grëmsh – Lavdar Opar – Voskopojë – Korçë – Manastir.

 

Nga Grëmshi i Skraparit një degë shkonte në Dushar – Moglicë e Grabovë të Gramshit.

 

 

Rruga Berat – Kolonjë mendohet se ka kaluar majtas Osumit deri te Ura me haraqe e Sharovës sipas itinerarit: Berat – Goricë – Bilç – Malinat – Vojak – Tozhar – Palec – Therepel – Manastir (Munushtir) –  Slatinjë – Ura e Sharovës – Çorovodë – Lapanj –Miçan – Trebickë – Qesarakë – Luaras – Ersekë – Konicë – Kastorja.

 

 

 

Me rëndësi në rrjetin rrugor të Beratit ka qenë segmenti Berat – Këlcyrë që niste: Berat – Drobonik – Tërpan – Gllavë – Buz – Kiçok – Baallaban – Këlcyrë – Përmet – Konicë – Janinë.

 

 

 

 

Tani që çdo gjë ngjall kuriozitet, këto rrugë mund të kthehen në atraksion turistik për turizmin e aventurës.”Ringjallja” historike e rrugës këtyre rrugëve sjell një impakt ekonomik për zonat nga ku kalojnë.

 

 

Operatorët turistikë të Beratit, Skraparit, Korçës dhe Përmetit thonë se nuk mungojnë vizitorët që zgjedhin të ndjekin gjurmët e rrugëve të vjetra. Atëhere pse ato të mos kthehen në një atraksion!?…