Helmësi i Skraparit dhe pelegrinët e harruar të historisë së tij

Helmësi i Skraparit dhe pelegrinët e harruar të historisë së tij

 

81 vjet më parë, më 8 gusht 1944, u mblodh Kongresi i Parë i Rinisë Antifashiste Shqiptare. Kongresi zhvilloi punimet në një lëndinë të bukur afër fshatit Helmës të Skraparit.

 

 

Në kongres, që vazhdoi për një javë rresht, merrnin pjese 285 delegatë, ndër të cilët 72 ishin të reja. Delegatët përfaqësonin të gjitha krahinat e Shqipërisë, si ato të çliruara, ashtu edhe ato të pa çliruara, si dhe të gjitha repartet e Ushtrisë Nacionalçlirimtare.

 

 

Ndërkohë poshtë në fshatin Helmës atë vit ka qëndruar për 6 muaj me radhë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare.

 

 

Shtabi, komanda, zyrat, Enver Hoxha dhe Spiro Moisiu ishin vendosur në shtëpinë e Mehmet Myslimit, ndërlidhja, intendenca dhe aksesorët e tjerë ishin vendosur në shtëpitë dhe kasollet e tjera të fshatit. Ndërsa çadrat e Misionit Anglez dhe atij sovjetik ishin vendosur rreth 500 metra përballë fshatit.

 

 

Lirëza është një vend sa historik aq edhe edhe i bukur si natyrë. Ndodhtet në Helmës të Skraparit në lartëzin 1700 m mbi nivelin e detit. Kufizohet me Backën, Panaritin dhe Staraveckën.

 

 

Dikur, çdo 8 gusht sheshi i Lirëzës mes pyjeve qindravjeçarë  të ahut dhe burimeve brisk të ftohta , gumzhinte nga zërat e të rinjve nga e gjithë Shqipëria. Organizoheshin këtu shfaqje teatrale, festival këngësh e vallesh, ekspoziata pikture dhe fotografike, shfaqeshin filma edhe organizoheshin panaire në nder dhe kujtim të një nga ngarjet më bukura dhe më të rëndëishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, zhvillimi disaditor në gusht të vitit 1944 të Kongresit të Rinisë Antifashiste  Nacionalçlirimtare Shqiptare, me delegatë të rinj nga formacionet partizane dhe të gjitha krahinat e Shqipërisë.

 

 

Tani Lirëza hesht, hesht edhe më 8 gusht! Nuk organizohen ato festat e bukura rreth lapidarit që përkujton këto ngjarje historike dhe s’ka kush të vendos atje një lule si homazh.

 

 

Të dy këto ngjarje festoheshin çdo vit në një mënyrë  tepër të veçantë, në formën e marshimeve dhe peligrinazheve.  Vinin aty ish – të rinj të Luftës, veteranë, bij veteranësh, të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria, festonin për dy –tri ditë me radhë në  lëndinën e bukur mes pyllit të Lirëzës.

 

 

Ka qenë një nga festat më  mbresëlënëse shqiptare. Por, pas ndërrimit të sistemeve, fatkeqëisht  u harrua gjithçka.