Historia e panjohur e kapedanit të Ali Pashë Tepelenës, Banush Sevranit, si hero i Revolucionit Grek 

Historia e panjohur e kapedanit të Ali Pashë Tepelenës, Banush Sevranit, si hero i Revolucionit Grek 

 

 

 Banush Sevrani* radhitet ndër ata komandantë të famshëm ushtarakë me taban të shëndoshë prej shqiptari që bënë emër të madh në kohën e pushtimit osman, por që nuk u vlerësuan asnjëherë dhe u lanë në harresë për dhjetëra vjet me radhë.

 

 

Ai u lind dhe u rrit në fshatin Sevran të Skraparit, rrëzë Qarrishtës. Sipas pemës genealogjike i bje të jetë nga rrënjët e fist të sotëm Shahu të Sevrani.

 

 

Në librin e shkrimtarit grek Dhimitër Fotiadhit, thuhet se ai thirrej Pano, madje dhe Bano. Atë e morën edhe për suljot. Veprimet e tij bënë jehonë të madhe qysh nga Përmeti, Leskoviku, e deri në Vilajetin e Janinës dhe ishujt e famshëm në Mesollongje.  Që në moshë fare të re ai trashgoi nga fshati i tij Sevran, një çetë bylykbashësh të stërvitur dhe të armatosur mirë, madje ua kalonte edhe të ashtuquajturëve arkaxhinj të Sulltanëve të Portës së Lartë.  Në atë çetë u radhitën edhe shumë prej burrave më në zë të fshatrave në afërsi të Sevranit, si nga Çepani, Frashëri, Përmeti dhe Këlcyra.

 

 

Kur Ali Pashë Tepelena ishte në kulmin e tij të suksesit, kapedan Banushi, krahas shumë kapedanëve të tjerë shqiptarë, bashkë me Veliko Jançen komandonte 4000-6000 luftëtarë, siç përmëndet dhe në librin e Dhimitër Fotjadhit, të përpunuar nga shqiptari Dhimitër Grillo. Banushit i pëlqente qëndrimi pranë Zylyftar Podës.

 

 

Për ca kohë Banush Sevrani ishte i detyruar të qëndronte  midis dy froneve, në atë të Pashait Turk dhe të Ali Pashë Tepelenës, me të cilin kishte bërë edhe lojën e kalit. Por, Ali pashai, komandantit të Sevranit i kishte mbajtur tre trima dhe i përdorte në poste kyçe. Madje Nurkën e parë e kishte vendosur në njërën nga detyrat e armatimit. Aliu të besuarve u jepte shpërblim të lirë. Madje u ofronte edhe nga një copë tokë. Një e tillë figuron edhe sot në Janinë.

 

 

Banushi më pas, kur Ali Pasha i rezistoi fort Sulltanit, u hodh tërësisht në krahun e Aliut.

Jas si thotë kënga:

Ti Vezir i Tepelenës, mos i lësho shkallët e Bedenës / Po vjen Bejkua me Myftarë, / të kanë sjellë në ndihmë Skraparë / Banushi hypur në kalë, vret e pret nizanë me pallë / O Banush të doli nami, kokën tënde do Sulltani…

 

 

Sipas shkrimtarit grek, kur u vra Ali Pashë Tepelena, komandantët me forcat e tyre ngelën keq, nuk dinin se çfarë të bënin: një pjesë vazhduan të luftonin, të bënin rezistencë; një pjesë u larguan; një pjesë tjetër u bashkua me kryengritësit suliotë me shpresën se pas fitores së Revolucionit Grek, kapedanët shqiptarë do të luftoni npër lirinë e tyre. Ndër këta ishte edhe Banush Sevrani. Në krye të kryengritësve ishtë Marko Boçari dhe Çelo Picari.

 

 

Pas vrasjes së Marko Boçarit, Banush Sevranin, pas disa ditësh e shohim në Mesollongj, në një llogore me Noti Boçarin, oficer i vjetër dhe me përvojë.

 

 

Pas shumë luftimesh, më shkurt të vitit 1826, Banushi, së bashku me Ligorin, pushtuan ishullin e vogël Dollma. Luftimet qenë të ashpra dhe, sipas Fotjadhit, u vranë 350 veta të Banush Sevranit. Aty, katë vjet pas Ali Pashë Tepelenë, u vra edhe vet Banushi.

 

 

Pati sevranllinj trima që trupin e Banushit e fshehën dhe e ruajtën kokën e tij, për të mos e marrë turqit. Ishte Myftar Mezhda ai që, edhe i plagosur, së bashku me Bejko Hoxhën (Bejkon) çau drejt Artës, kurse vullnetarët e Skraparit dhe kryesisht sevranjakët ndërtuan një parcelë varrezash, ku prehen me dhjetra shehitë (dëshmorë) me në krye Banush Sevranin, Ali Shahun, Abdyl Hamitin, Asqeri Osmanin, Rexho Shpatën, Armat Dajën, Haxhi Gazon, Avram Kojën, Gaqo Setritin, Nurkë Nuskën, Selim Këlliçin, Myftar Mezhdën e shumë të tjera nga lagjet Kashisht e Bejkollarë.

 

 

Rënia shehit (dëshmor) e Banushit të Sevranit njihet nga literatura e shkruar për luftën çlirimtare të popullit grek.

 

 

Veç studiuesit grek, për jetën dhe bëmat e Banush Seranit dëshmojnë edhe këngët e popullit, njëra prej të cilave u krijua në Sevran:

Moj nisia rrënjët në ujë / me luftë s’je marrë kurrë / Të mori Banushi me vulë / Mërqinjat i bëri urë / Dale-dale moj njësi / më thonë Banush Sevrani!

 

 

 

*)Marrë nga libri i stdiuesit dhe historianit ushtarak, të ndjerit, kolonel Hysni Daja, “200 vjet me trungun e Myftar Sevrait”