
Historia e shkollës së Qafës në Skrapar dhe një thirrje për mirëkuptim dhe bashkëpunim
Zylyftar HOXHA
Për 75 vjet me radhë, që nga shtatori i vitit 1940 e deri sa ajo u mbyll, në shkollën e Qafës kanë dhënë mësim me dhjetëra mësues dhe kanë mësuar mbi 4 000 nxënës, të cilët janë krenarë që në dëftesat e tyre shënohet shkolla me emrin e dëshmorit Sherif Hysi, Qafë, Skrapar.
Në vitin 1967, shkolla, nga fillore u kthye në 8-vjeçare dhe funksionoi për 20 vjet me radhë, në deri në fund të viteve ’90 të shekullit të kaluar.
Historia e kësaj shkolle është e lidhur me të gjithë historinë e arsimit në Skrapar, që, për hir të së vërtetës, ka qenë një histori e lavdishme e mbushur me shembuj heroikë gjaku dhe sakrifice për shkollën dhe arsimin shqip.
Ndërtimi i shkollës së Qafës duhet të ketë filluar nga viti 1935 me iniciativën e Dervish Rexhep Veizajt (Qafës) dhe kontributin e fshatrave për rreth, siç shkruhej edhe në qemerin e portës. Punimet u ndërprenë pasi Dervish Rexhepi dhe vëllai i tij, patrioti Sulejman Qafa u dënuan nga regjimi i Zogut si pjesëmarrës në lëvizjen antizogiste të Fierit të udhëhequr nga Riza Cerova.
Pas 14 muajsh internim, Dervish Rexhepi kthehet në Qafë dhe i përkrahur edhe nga i vëllai, Sulejmani, rifillojnë ndërtimin e shkollës së fshatit, një godinë moderne për kohën, e cila përfundoi dhe u kompletua edhe me orendi shkollore në vitin 1936.
Në një letër të dërguar Ministrisë së Arsimit në maj të vitit 1936, nga përfaqësitë e pesë fshatrave, kërkohet një mësues, pasi shkolla ka kohë që është ndërtuar dhe është pajisur me të gjitha orenditë e nevojshme.
Kështu si shkollën e Qafës, Dervish Rexhepi kishte ndërtuar edhe dy shkolla të tjera: një në Miçan dhe tjetrën në Strenec. Në shkollën e Miçani edhe sot është pllaka e gurit ku shkruhet “Hyni djema dhe mësoni, Dervish Rexhepin e kujtoni”…
Kur shkruan për historinë e kësaj shkolle nuk mund të lësh pa përmendur ata burra dhe pleq me emër që i qëndruan në krah dhe ndihmuan Dervish Rexhepin për arritjen e qëllimit të tij, ndërtimin e shkollës. Të tillë qenë:
Nga Qafa: File dhe Myslim Hyska (ky i dyti fali edhe tokën ku u ndërtua shkolla dhe oborri saj), Dule Softa, Rushan Hoxha, Veis Veizaj, Sabri Mekollari, nga Osoja: Hysen Caka, Asllan Osoja;
nga Polena: Qamil, Hasan dhe Barjam Polena;
nga Visocka: Tefik e Isuf Naska; Selman, Taip, Nesim dhe Muço Mehmetasi, Xhemal Shahini, Nexhip Myftari;
nga Gërmenji (Sukanji): Sulo, Xhelal dhe Xhaferr Gërmenji etj.
Edhe pse u ndërtua që në vitin 1936, edhe pse vit për vit bëheshin kërkesa dhe ankesa për mësues, shkolla nuk u hap nga regjimi i Zogut. Ajo u hap në vitin 1940, por shpejt u mbyll nga Lufta, për t’u rihapur në shtator të vitit 1945.
“Ishte një ditë e bukur shtatori e vitit 1945, plot 70 vjet më parë, që shkolla të gumëzhinte nga zërat e fëmijëve. Nuk mund të përshkruhet dot gëzimi i fshatarëve që kishin ardhur me atë rast. Nuk përshkruaj dot dehjen e atyre fëmijëve nga etja për dije, kur u ulën për herë të parë në banka përballë mësuesit të tyre, kuçovarit të paharruar, Jorgji Papa” – kujton atë ditë ish-nxënësi i kësaj shkolle, tashmë 90 e ca vjeç, Sulejman Mekollari.
Pas realizimit të kësaj ëndërre, shkolla vazhdoi normalisht me mësuesit Ibrahim Hoxha nga Shkodra, Pjetër Boba nga Lezha, Anastas Komini nga Peca e Delvinës, Feti Myftari nga Fieri.
Më pas, ai që mbahet mend gjatë, ka qenë Mehmet Veizaj, i biri i patriotit Sulejman Qafa.
Miku im i vjetër, shkrimtari dhe humoristi i njohur Gaqo Veshi me pseudonimin letrar Hyskë Borobojka, në vitet 1958-1960 ka qenë inspektor arsimi në Skrapar. Ai kujton kur bashkë me një kolegun e tij shkuan për inspektim në Qafë, tek Mehmeti. Mehmeti ishte shembullor në gjithçka. “Po duhet t’i bëjmë ndonjë vërejtje, thotë shoku”, kujton Gaqoja, t’i themi, fjala vjen, zgjati 5 minuta orën e mësimit”’. “Po kritikohet ai, a ia pe shkrimin, ai pe nxënësit? Aty ishin 40 Mehmetë”! – i thotë Gaqoja kolegut.
Po kështu një mësues me një kohë relativisht të gjatë ka qënë edhe Xhemal Veizaj, nipi i Sulejmanit. Edhe ai, një mësues i shkëlqyer, me gjurmë te nxënësit që ka nxjerrë.
Me këtë rast, për t’u përmendur janë mësuesi Antigoni Trole, Dhimitrulla Myrtollari, Bashkim Abazaj, Bajram Mytollari, Faik Guri, Pellumb Gjoka, Ferruze Shahini, Hajrulla Myftari, Xhemal Pepa, Faslli Myrtollari, Basire Mekollari etj.
Pas vitit të mbrapsht të ‘97-ës, siç u shkatërrua çdo vlerë e ndërtuar me aq gjak e mund në të kaluarën, filloi edhe shkatërrimi i shkollës së Qafës. Tani aty tani s’ka asnjë gjurmë.
Lista e mësuesve të shkollës së Qafës në Skrapar, nga viti 1936 deri sa ajo u mbyll përfundimisht
Loni Llupo – Lushnje
Tajar Grepcka – Grepckë, Skrapar
Jorgji Papa – Berat
Ibrahim Hoxha – Shkodër
Pjetër Boba – Lezhë
Anastas Komini – Delvinë,
Lirio Dishniku – Berat
Feti Myftiu – Fier
Themistokli Stefanllari – Kolonjë
Misto Shtoi – Shkodër
Mehmet Veizi – Qafë, Skrapar
Haziz Diko – Zaloshnje, Skrapar
Xhemal Veizi – Qafë, Skrapar
Refat Çeço – Polenë, Skrapar
Ali Bego – Rog, Skrapar
Në shtator 1967 çelet shkolla 8 – vjeçare
Zylyftar Hoxha – Drejtor, Qafë, Skrapar
Faik Guri – Gradec, Skrapar
Barjam Myrtollari – Qafë, Skrapar
Pas 1968-ës deri në fund që u mbyll
Luçi Sila – drejtor, Fier
Panajot Xhaxho – Nartë, Vlorë
Thodhori Mastora – Gjirokastër
Xhemal Isufllari – Fier
Ylli Zoto – Nikollarë, Skrapar
Antigoni Trole – Vuno, Vlorë
Dhimitrulla Kote – Vlorë
Përparim Kotobelli – Prishtë, Skrapar
Thoma Dhima – Selckë, Gjirokaster
Feride Kurti ose Sula – Manzë, Durrës
Pëllumb Gjoka – Gradec, Skrapar
Rako Saqellari – Dervician, Gjirokastër
Kajmak Zaimi – Therepel, Skrapar
Tefik Kalluçi – Bargullas, Skrapar
Adil Koçi – Strorë, Skrapar
Kareman Bejko – Grëmsh, Tomorricë
Bego Kapo – Kapo – Dukat, Vlorë
Luman Caka – Osojë, Skrapar
Eli Caka – Vithkuq, Korçë
Dilaver Mekollari – Qafë, Skrapar
Hajrulla Myftari – Visockë, Skrapar, drejtor
Hajri Kapllani – Vërzhezhë e Malit, Skrapar
Përparim Mustafaraj – Radësh, Skrapar
Faslli Myrtollari – Qafë, Skrapar
Feruze Shahinaj – Visockë, Skrapar
Xhemal Pepa – Qafë, Skrapar
Basire Mekollari – Qafë, Skrapar
Nadire Hysi – Qafë, Skrapar
Violeta Myrtollari – Qafë, Skrapar
File…..?
Aurora Myslimi – Çorovodë, Skrapar
Dhurata Mehmetasi – Visockë, Skrapar
Silvana (Kapxhiu) Dyrmishi – Çorovodë, Skrapar
Mirela Xhaferi – Mollas, Skrapar
Ajet Kadiu – Çorovodë, Skrapar
Parsie Hoxha – Qafë, Skrapar
Valentina Mekollari – Qafë, Skrapar
Shpresa Veizaj (Meta) – Qafë, Skrapar
Bashkim Meta – Zogas, Skrapar
Vera Shahinaj – Visockë, Skrapar
Altin Shahinaj – Visockë, Skrapar
Ndoshta gaboj me drejtorët:
Zylyftar Hoxha, drejtor i parë, 1967 – 1969; Pas 1969-ës qenë Luçi Sila, Luman Caka, Pëllumb Gjoka, Dhimitrulla Myrtollari, Myftar Dyrmishi, Faslli Myrtollari…
T h i r r j e
Ndërkohë që nga shkolla 8 – vjeçare “Sherif Hysko” Qafë nuk ka ngelur asgjë, asnjë shenjë, është për t’u lavdëruar dhe përgëzuar puna e ish – mësuesit Faslli Myrtollari për ngritjen e kësaj përmendoreje me emrat e të gjithë mësuesve të dy fshatrave të vegjël , Qafë dhe Visockë me 30 shtëpi, por që nxorën 50 mësues, gati dy mësues për shtëpi!…
Me këtë rast, në emër edhe të disa ish – mësuesve dhe ish- nxënësve të kësaj shkolle
1…kërkojmë nga ish-mësuesit, ish – nxënësit dhe bashkëfshatarët e tjerë mirëkuptimin për listën e mësipërme të mësuesve, pasi, jemi të sigurt që ajo nuk është plotë, ndaj ta plotësojmë. Dhe jo vetëm ta plotësojmë, por, po mundëm, bashkarisht të gjejmë edhe kohën kur ata kanë qenë në këtë shkollë. Le ta kemi këtë listë, të paktën për arkiv.
2…lutemi gjithashtu, nëse është e mundur dhe e merr njeri përsipër, që në harmoni të plotë me përmendoren aktuale të kompozohet një vepër tjetër (pllakë përkujtimore), me emrat e mësipërm.
Do të dilte një kompleks memo – historik i shkëlqyer, që do t’u shërbente brezave të ardhshëm, por edhe do të shlyente sado pak kusuret dhe gjynahet e së kaluarës.
Adresa e kontakteve:
E-mail: Korektori@ yahoo.com
www.orakujtetomorrit”, Facebook “Zylyftar Hoxha”