Homazh nderimi luftëtarit trim, Muhamet Gostëncka

Homazh nderimi luftëtarit trim, Muhamet Gostëncka

 

Duke shfletuar bllokun e kujtimeve, na doli përpara një figurë e lartë e lavdisë shqiptare, Muhamet Gostencka (Guri).

 

 

Po kush ishte Muhamet Gostencka? Kaishte lindur ne vitin 1908 në fshatin Gostenckë të rrethit të Skraparit në një familje me tradita atdhetare. I ati, Hyseni  së bashku me të vëllanë, Veliun kanë ndihmuar në hapjen e disa shkollave  të para në rrethin e Skraparit. Ndërmjet tyre edhe shkollën e Gostënckës. Xhelal Koprencka ishte  nipi i kësaj familjeje.

 

 

Muhameti  u lidh me luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare qysh në fillimet e saj. Vendosmëria dhe trimëria ishin dy tiparet që e spikatën dhe si i tillë u zgjodh  komandant i batalionit ”Devria”. Ky batalion, qe nyjë e lidhjes të gjithë veprimeve luftarake të krahinave të Skraparit me rrethet e tjera.

 

 

Me zgjerimin e mëtejshëm të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, formacionet luftarake të partizanëve  po përqendroheshin drejt krijimit të brigadave sulmuese. Kështu dhe batalioni “Devria” u inkuadrua në Brigadën e 10 Sulmuese, e cila u krijua në tetor 1944. Muhameti  u zgjodh  Komandant i batalionit të I-rë të kësaj  Brigade.

 

 

U dallua si drejtues dhe komandant trim në të gjitha luftimet që ka zhvilluar ajo. Batalioni i komanduar nga Muhametit Gurit i bëri ndalesë të madhe forcave naziste që kishin pushtuar Beratin  dhe mbrojti popullin nga pushtuesit, nga bombardimet, nga aviacioni  etj.

 

 

Batalioni ishte i dislokuar në Starovë të Beratit më 20 dhjetor 1944. Brigada X-të Sulmuese partizane u inkuadrua në Divizionin e Parë Sulmues, në Gjirokastër, në roje të kufijve shtetërorë, nga Kakavija deri në afërsi të Leskovikut. Brigada e kreu detyrën e saj ndaj atdheut e popullit me devocion dhe Muhameti u dallua jo vetëm për trimërinë, por edhe për zgjuarësinë në vendimet që merrte në drejtimin e batalionit të parë.

 

 

Tiparet dhe karakterin e Muhametit i trashëgoi vajza e tij e vetme,  Zenepja. Edhe pse u rrit nga xhaxhallarët, sepse Muhameti ndërroi jetë në vitin 1946, ajo u rrit me dashurinë dhe respektin për jetën dhe veprën e të atit.

 

 

Por, fatkeqësisht , ndërsa është shkruar e folur shumë për figura të tjera të shquara dhe me kontribute të Luftës në Skrapar, për Muhametin, një kuadër drejtues i disa formacioneve partizane dhe ushtarake, që nuk kurseu asgjë për Shqipërinë, është folur pak ose aspak.

 

 

Le të jenë këto shënime të “Orakujve të Tomorrit” si një homazh nderimi për Të