Hydai Çela: Letër urimi bashkëshortes time në festën e mësuesit

Hydai Çela: Letër urimi bashkëshortes time në festën e mësuesit

 

 

Kjo letër është një letër urimi, letër mirënjohje, letër shpirti, letër malli për gjithë atë rrugëtim që kemi bërë bashkë një jetë të tërë si bashkëshortë, por në këtë rast, si kolegë.

 

Është një letër që, njëkohësisht, u drejtohet kolegëve dhe brezave të nxënësve që ti dhe unë bashkë kemi kaluar nëpër duar.

 

 

Edhe pse pa dëshirën Tënde, unë, siç kam shkruar dhe për të tjerë, po hedh pak fjalë për Ty, e shtrenjta bashkëshortja ime, mësuese e shkollës 8-vjeçare Zaloshnje, Shiro Çela.

 

U linde në Radesh. Shkollën fillore e bëre në fshat, 7 –vjeçaren në Çorovodë (konvikt) ku për rezultate të larta në mësime të çuan si pioniere e dalluar në kampin e pionierëve Çekosllavaki (1960).

 

 

Po me rezultate shumë të mira mbarove shkollën pedagogjike “Babë Dudë Karbunara”, Berat.

 

 

Erdhe bashkëshorte dhe mësuese në Zaloshnje, ku punove 25 vjet dhe je nderuar si një nga mësueset dhe edukatoret elitë të rrethi të Skraparit.

 

 

Më shumë se askush tjetër, unë i njoh ato duart e tua, që prekën dhë lëmuan flokët e qindra, në mos mijëra, të nxënëseve dhe nxënësve, kur ata të vështronin në sy si një hyjni qielli, ato duar që çdo ditë hidhnin orët e mësimit në ditar dhe korrigjonin hartimet dhe detyrat e shtëpisë të fëmijëve.

 

Ato duar, si një nënë shembullore, jo vetëm në familjen tënde, por edhe në fshat edukove me shembullin tënd qindra nëna.

 

 

E mbylle karrierën e me mirënjohje e respekt me botimin e librit (bashkautore) “Zaloshnja: Histori  – Arsim – Kulturë”.

 

 

E nderuar dhe e respektuar nga të gjithë ata që të kanë njohur.

 

 

Jam krenar dhe i ndruar me ty, si bashkëshort po e po, por edhe si profesioniste, se më ke zbardhur faqen, kur unë kam qenë edhe “shefi” yt në punë.

 

 

Të uroj me anë të kësaj letre:

 

 

Gëzuar 7 Marsin, Ditën Tonë!

 

 

Paçim shëndet, gëzime dhe qofshim bashkë deri në fund!

 

 

 

Bashkëshorti Yt, Hydai Çela

 

6 Mars 2026   

 

 

Shënim:

 

Ky shkrim është nxjerrë nga muri i Facebook i mësuesit veteran Hydai Çela