I jepet titulli “Qytetar Nderi i Skraparit”, gjeneral-laitenant Pëllumb Qazimit
Fadil Nasufi, deputet
Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema së bashku me Këshillin e Bashkisë ka meritën e vlerësimit dhe nderimit të zotit Pellumb Qazimi me titullin më të lartë që akordon pushteti vendor dhe duhen falenderuar për organizimin ekselent të kësaj ceremonie.
Në ceremoni e sotme, të dhënies së titullit kishte një audiencë të pazakontë me miq e kolegë bashkeqytetarë të Çorovodes, autoritete të pushtetit vendor, deputetë dhe ushtarakë të lartë.
Pjesmarja e Presidentit Alfred Moisiu ishte një nder, mirënjohje dhe një vëmendje e shtuar për gjithçka që përfaqëson Pëllumb Qazimi.
Pëllumb Qazimi është një personalitet i nivelit superior në fushën ushtarake dhe diplomatike që ka shërbyer me devotshmeri, përkushtim dhe profesionalizem në funksionet me të larta në Forcat e Armatosura si Shef i Shtabit të Pergjithshëm dhe si Ambasador Fuqiplote në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Slloveni.
Pellumb Qazimi është një intelektual euridit,me nje karrierë të pasur e plot shkelqim në të gjitha detyrat dhe funksionet qe ka kryer, një aset i çmuar në gjithë qenien e tij, nje skraparli sedërli dhe tradicional.
Ai ështe i natyrshëm, i thjeshtë, i dashur, mikpritës dhe shembull i njeriut që sa me lart ngrihet në detyre, aq më i përulur bëhet dhe “rri me këmbë në toke”.
Origjina e tij nga Skrapari ka qenë nje krenari e përhershme dhe një motiv për të qenë sa më njerëzor, më miqësor, më bashkëpunues dhe më i përkushtuar në shërbimet ndaj detyrës dhe Atdheut