I përjetshëm kujtimi i Veiz Dyrmishit!

 I përjetshëm kujtimi i Veiz Dyrmishit!

 

U mbush plot një vit që është ndarë nga jeta,  Veiz Fadil Dyrmishi, nga një nga djemtë e njohur të Çorovodës të viteve ’60 – ’70, vite kur ky qytet pati lulëzimin më të madh.

 

 

Veizi lindi në Çorovodë 73 vjet më parë në një familje të madhe dhe me tradita të Dyrmishëve të Koprënckës.

 

 

Pas mbarimit të Shkollësë Bashkuar të Oficerave në Tiranë, në degën e Armatimit, emërohet shef Armatimi në Brigadën artimitraliere të Kordhocës dhe më pas shef Armatimi në Korpusin e Gjirokastrës, ku shërbeu në këtë detyrë për disa vjet me radhë.

 

 

Nga fundi i viteve 1970 po me këtë detyrë funksionale emërohet në Përmet dhe Skrapar po me këtë detyrë funksionale.

 

 

Si një oficer me një karrierë të gjatë profesionale, dhe me përvojë, pas viteve ’90, me organizimet e reja të ushtrisë, transferohet në repartin special të Poshnjes nga ku del edhe në pension me gradën kolonel.

 

 

Veizi ishte martuar me Antoneta Manon, bijë e një dere tepër të njohur nga Peca e Sarandës, me banim në Kuçovë. Ai pati dy fëmijë, Julianin dhe Blerinën, të cilët tashmë si shumë shqiptarë të tjerë, jetojnë jashtë Shqipërisë.

 

 

Në kohën e Covidit, Neta bashkëshortja e tij e shtrenjtë sëmuret rëndë dhe ndahet nga jeta në moshën 59 –vjeçare.

 

 

Ikja nga jeta e Netës, jo vetëm e lëndoi rëndë Veizin, por në një farë mënyre ia bëri jetën të pakuptimtë. Nuk kaloi asnjë vit e gjysmë, sëmuret  vet nga një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme.

 

 

Ndërron jetë më 6 korrik 2024 për t’u bashkuar në Parajsë me Netën e tij të dashur.

 

 

I përjetshëm kujtimi i Veiz Dyrmishit!