Ikja e parakohshme e Baba Hekuran Nikollarit: Mos u ngatërrua vallë jeta me ëndrrën!?…

Ikja e parakohshme e Baba Hekuran Nikollarit: Mos u ngatërrua vallë jeta me ëndrrën!?…

 

 

Vetëtim Bejko

 

Sa e parakohshme, aq e dhimbshme dhe tronditëse, jo vetëm për besimtarët bektashinj, po për të gjithë besimtarët e feve në Shqipëri, Baba Hekurani, njeriu i Zotit, u shërbente të gjithëve, priste dhe përcillte të gjithë ata që besonin tek Zoti.

 

 

Baba Hekurani është modeli i klerikut atdhetar bektashinj, që lekun e grumbulluar nga populli e ktheu në shërbim të tyre, duke e bërë Teqenë e Alipostivanit një qytezë bektashinjsh, qendër pelegrinazhi për të gjithë.

 

 

Baba Hekurani ndihmoi edhe mjaft Teqe bektashinjsh në Jug të Shqipërisë, në rimëkëmbjen e tyre. Ai nuk pranoi të martohej, sa vuri në merak njerëzit e shtëpisë, sepse ëngjëlli i Zotit iu fanit se duhet t’i shërbesh Zotit.

 

 

Para pak vjetësh, Nuri Bundo, një miku im koleg m’u lut t’i bënim një monografi Baba Hekuranit. I thashë duhet biseduar për këtë me Baba Hekuranin, se ç’mendim ka. Baba Hekurani me shumë modesti nuk pranoi : Nuk jam bërë për së gjalli për një libër ! Puna dhe kujtimi i mirë që la në mbarë besimtarët e vendit, do të kujtohen në përjetësi.

 

 

Ai ndoqi rrugën e patriotëve bektashinj si Baba Alush Frashëri, që i shërbeu çështjes kombëtare dhe të klerikëve të tjerë përparimtarë.

 

 

Baba Hekurani do të jetë sa në vendlindjen e tij në Seniçan, në Teqen e Alipostivanit ku shërbeu dhe në mbarë Shqipërinë.

 

 

Nga njerëzit e dajë Fejzos, ai ishte nga më të dashurit dhe të respektuarit. Ikja e tij sa shumë na e ka varfëruar rrethin tonë familjar. Mosha 62 vjeçare ! E mori Zoti me vete, tē kēshillohet me tē…

 

U prehsh nē paqe, gjaku im i nēnēs!

 

 

Lamtumirë Baba Hekurani!

 

 

Larg teje jam i pikëlluar

 

Dhe nuk e duroj dot gjëmën

 

Mos të mori Zoti lart

 

Vallë ngatërruam jetën me ëndrrën!?…