Iliaz Sulo Qafoku, pinjoll i denjë i Dervish Iliazit

Iliaz Sulo Qafoku, pinjoll i denjë i Dervish Iliazit

 

 Gjergji Qafoku

 

Për disa njerëz nuk flitet fare, lihen qëllimisht t’i mbulojë pluhuri i harresës. Kanë frikë t’i zënë në gojë dhe evidentojnë veprimtarinë e tyre, se dalin vetë zbuluar.

 

 

Një nga këta është edhe Iliaz Qafoku.

 

 

Iliazi lindi më 18 gusht 1948, në Vërzhezhë, në shtëpinë e madhe të Dervish Iliazit, ishte fëmija i tretë i Sulos dhe Nadires. Iliazi lindi mbas dy motrave:,Lirisë e Firdanesë,është i treti që që ka këtë emër, pas gjyshit të Dervish Iliazit martuar në Cergë dhe Dervish Iliazit.

 

 

Tre ishin dhuratat që i la Dervish Iliazi Sulos dhe ky bëri tre djem: Iliazin që i la orën e xhepit; unazën  e argjënd me gurë jeshiil Dashnorit’ rripin me toká Shkëlqimit.

 

 

Iliazi martohet me Lulen nga Kajca e Përmetit ,lindën dhe rritën tre fëmijë: Aurelin, Alketën dhe Ermelindën.

 

 

Sulua niset për në Teqen e Dervish Iliazit për ‘ti vënë emrin. Koinçidencë me fillimin e ditëve të pelengrenazhit, bëri kurbanin.

 

 

Fëmijërinë e kaloji në Vërzhezhë, shkollën 7- vjeçare  dhe të mesme në Çorovodë.

 

Ka punuar teknik i mesëm dhe më pas ekonomist në Ndërmarrjen e Bonifikimt Skrapar.

 

Mbasi kreu një kurs për nënoficer në Elbasan, në vitin 1976 emërohet në Dega Ushtarake Çorovodë.

 

 

Mbas vitin 1991, me lejimin e fesë ishte nga të parët që iu përkushtua ringritjes së objekteve fetare.

 

Bashkë me Baba Qemal iliaz (Laskë) Musabelliu, Ujaniku; Shezai Ujaniku, Engjëllush Kapllanin e ndonjë tjetër rihapen themelet për ndërtimin e teqes së Dervish Iliazit në Kulmak.

Me shoqërinë që kishte, vitet e para siguronte çadra ushtrie për pelegrinet. Çdo gjë e siguronte i dhe Baba Qemali, nga ana financiare ndihmonte i biri i Qemalit, Maksi Musabelliu.

 

 

Riparoi pusin e Dervish Iliazit në Pirogosh. Ndihmoi kunatin, Shahin Saliasi dhe nipin e tij, Tomorrin  në riparimin e pusit në Devri.

 

 

Botoi për herë të parë fletëpalosjen për Dervish Iliazin.

 

 

Organizoii në mënyrë të shkëlqyer aktivetitetin për dhënien e titullit Qytetar Nderi të Dervish Iliazit.

 

 

1994-2002, sekretar në teqenë e Dervish Iliazit në Kulmak.

 

E larguan në mënyrë misterioze nga puna, ndoshta dikujt nuk i pëlqente ndërgjegjja e tij e lartë, pasi kishin filluar të hidheshin para në vendet e shenjta(!).

 

 

E takoja shpesh herë te ish-Parku i Autobusave, bashkë me Ahmet Qafokun, kishte shumë idera në kokë. Ata flisnin dhe unë si më i vogli veç dëgjoja.

 

 

Kishte disa fletore me shënime dhe kishte ndërmen të shkruante për Dervish Iliazin, por dikush ia mori dhe nuk ia ktheumë. Kështu bashkë me shënimet humbi edhe një pjesë e jetës së Dervish Iliazit.

 

 

Sa merr pensionin e parë, shuhet në moshën 65 – vjeçare, në vitin 2013, atëherë kur kishte shumë për të thënë e për të dhënë.