Imazhi  dhe gjurmët e këtij njeriu duken dhe ndihen në çdo rrugë e rrugicë të Çorovodës

Imazhi  dhe gjurmët e këtij njeriu duken dhe ndihen në çdo rrugë e rrugicë të Çorovodës

 

Tomorr Shasho

 

“Do të shkoj në Skrapar, më kërkon Teki Malindi”.

 

Me fjalët e mësipërme u ndava nga Demiri atë ditë te shkallët e Komitetit të Partisë në Lushnje atë ditë të vitit shtatorit 1964. Kishte katër vjet që kishte ardhur sekretar i  Byrosë së Partisë të ndërmarrjes 29 Nëntori të Lushnjes. Dukej që ishte i gëzuar.

 

 

Demiri ka qenë një figurë e njohur më Skrapar si një drejtues më shumë përvojë në disa detyra dhe pozicione pune.

 

 

Kishte lindur dhe rritur në Zhaban. Ishte djali i dytë i Hamitit dhe Selimesë, i cili do të rritej, do të shkollohej dhe me punën e tij, kulturën e tij, me dashurinë për popullin, e veçanërisht për popullin e Skraparit, qysh në mosh të re do të gëzonte respektin e dashurinë e të gjithë atyre që e njohën.

 

Që në moshën  16-vjeçare rreshtohet në radhët e çetave partizane, në Grupin e Skraparit, ku plumbat e armikut do t’i kalonin mbi kokë, sidomos në  betejen e Tendes së Qypit, një ditë pas formimit të këtij formacioni partisan. Me fomimin e Brigadës së 7 –Sulmuese partizne në Vlushë kalon në radhët ekëtij formacioni deri në çlirim, madje eshe pas çlirimit në ndjekje të armikut në tokat e Malit të Zit ë Jugosllavisë.

 

 

Pas misionit luftarak, kthehet në Çorovodë dhe bashkë me shokët fillon punën për një jetë më të mire në pushtetin e ri. E nis karrierën  si instruktor Rinie. Në këtë kohë njihet edhe me bashkëshorten e tij Razien, një vajzë e zgjuar, punëtore, aktiviste e rinisë, nga Potomi me të cilën kaloi një jetë të harmonike dhe të mrekullueshme midis dashurisë, sakrificave dhe punës së palodhur.

 

 

Më vonë kalon insrtuktor në Komitetin e Partisë Skrapar, sekretar i parë në Rroskovec të Fierit dhe në vitet 1960 deri në vitin 1964 si sekretar i Byrosë së Partisë në ndërmarrjen bujqësore ” 29 Nëntori” Lushnje.

 

 

Pas Lushnjes, në vitin 1964 Demiri emërohet drejton i SMT-së së Skraparit.

 

 

Në vitet 1968 – 1979 emërohet nënkryetar i Komitetit Ekzekutive;

 

kryetar i Këshillit Popullor të Qytetit;

 

drejtor i ndërmarrjes Buqësore “5 Shtatori”.

 

I përkushtuar pas punës dhe zhvillimin e qytetetit, që ai e quante “të tijin”, se kishte lindur e rritur aty, ai la gjurmë të thella pune për ta kthyer Skraparin në një rreth me ekonomi të zhvilluar dhe qytetin e Çorovodës në një qytet të bukur, me shkolla, kopshte, çerdhe, spital të mbrekullueshëm dhe disa objekte social-kulturore.

 

 

E mbylli veprimtarinë e tij në drejtimin e organizatës së Veteranëve të LANÇ –it.

 

 

Me fjalën kushtuar Heroit të Popullit Riza Cerova, i nderpritet dhe jeta nga një atak në zemër.

 

 

Imazhi  dhe gjurmët e këtij njeriu duken dhe ndihen në çdo rrugë e rrugicë të Çorovodës,  zëri i tij “dëgjohet” ende në salla konferencash e koridore institucionesh shtetërore, në mbledhje dhe kuvende burrash mes njerëzve.