In Memoriam / Vigan Saliasi, një jetë që nuk duhej “të ndalte” kaq herët…

In Memoriam / Vigan Saliasi, një jetë që nuk duhej “të ndalte” kaq herët…

 

   Hajri NUHU

 

 

Nuk di nga është nisur babai i tij, Aliu në atë qershor të vitit 1957 që e thirri me emrin

Vigan. Se në shqipen tonë vigan klasifikohet si mbiemër. Kuptimi leksikor është

“gjigant”, “shkëmb gjigant”, me “hapa viganë”. Cilësi, që, në fakt, Vigani ynë i mbarti e i manifestoi në jetën e tij.

 

 

Ishte djali i një familje të mrekullueshme. I ati Aliu njeriu me një inteligjencë “të

lindur” e plot humor të impononte respekt. Po ashtu edhe nënë Drita. Të dy punuan aq shumë që

fëmijët të shkolloheshin.

 

 

 

Në Tomorricë familja e tyre ishte me emër, jo vetëm për bujarinë e mikpritjen. Ishin përpjekjet e prindërve që në atë kohë të vështirë fëmijët të rriteshin e, para së gjithash të bëheshin të zotë për jetën.

Dhe kjo fillonte me shkollimin e tyre.

 

 

Bilbili, djali i madh mbaroi studimet për veterinari dhe ishte ndër specialistët e parë në Tomorricë e Skrapar.

 

 

Zengjineja punoi shumë vite si edukatore e mësuese, Rrahmani shërbeu si ushtarak, Selvikua… Por ai që shkëlqeu në familje, në shkollën 8-vjeçare të Zhepës e mandej në ciklet e tjera të

shkollimit ishte Vigani.

 

 

I zgjuar prej natyre, i qeshur, këmbëngulës për t’u ngritur mbi vështirësitë ai u rrit intelektualisht. Në vitin 1981 përfundon me rezultate të larta Fakultetin e Mjekësisë, dega Farmaci. Ishte nga ajo plejadë djemsh e vajzash tomorricare që nisën të parët rrugën e studimeve univesitare. Ishte koha kur specialistët e mjeksisë ishin të pakët. Koha kur këta specilistë duhet të zvendësonin ata specilistë që kishin ardhur nga rrethet dhe shërbenin në Tomorricë e Skrapar.

 

Punon dy vjet në Çorovodë dhe ra në sy për kulturën e punës, me mënyrën si komunikonte, me humanizmin që tregonte. Kaq, se më pas ai u përzgjodh e shkoi dy muaj trajnim në uzinën e antibiotikëve “Biogal”, Debrecen, Hungari.

 

 

Formimi i tij profesional dhe aftësitë organizative u shpalosën edhe në detyrën e shefit të departamentit të Kontrollit të Cilësisë dhe kontrollit biologjik të antibiotikëve dhe tretësisrave për injeksion. Më pas do të vinin detyra të tjera që kulmojnë në vitet 1992-1996 kur emërohet drejtor i Drejtorisë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetsisë.  Një kohë e vështirë.

 

 

Vitet e para të ndryshimeve demokratike dhe mangësitë në sektorin farmaceutik ishin të mëdha. Ato kërkonin një profesionist me vizion si Vigani. Nuk iu nda asnjëherë auditorit në vitet që punonte edhe si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Mjeksisë dhe më pas pedagog me kohë të plotë në Universitetin Amerikan në Tiranë.

 

 

Që në vitin 1992 mbron gradën “Kanditat i shkencave” dhe në vitin 1994 “Doktor i

shkencave”. Kryen edhe detyra si drejtor i Përgjithshëm i Insitutit të Sigurimeve të Kujdesit

Shëndetsor. Po kështu kryen detyra menaxheriale në kompani të huaja të fushës së

farmaceutikës.

 

 

Kudo rrezatoi kulturën si profesionist e qytetarinë e përkushtimin ndaj shkencës e qytetarit. Këtë e bëri edhe kur në vitet 2006-2011 ushtroi detyrën e Presidentit të Këshillit Rajonal

Tiranë, pranë Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë dhe më pas të sekretarit të Përgjithshëm të

Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, një detyrë që ia besuan dhe e ushtroi deri në nëntor të vitit

 

 

Botoi shkrime e studime në fushën e tij. Ishte bashkëshort dhe prind i rrallë, me kërkesa për

një familje solide.

 

 

Familja Saliasi kishte edhe dy farmacistë të tjerë në familje, bashkëshorten

Liljana dhe djalin Gentin, ndërsa vajza Mira ka mbaruar për neurologe. Pra një familje e nderuar

që lidhej me ngushtë me njerëzit e shëndetin e tyre.

 

 

Vigani mbeti tomorricar e skraparlli, edhe pse iku shumë herët nga fshati. Takonte miqtë e shokët e shumtë,  ishte pjesë e gëzimeve familjare e shoqërore.

 

 

Kurdoherë i qeshur, korrekt, i dashur e komunikues. Intelektual i lindur, një prej atyre njerëzve që kishe dëshirë ta kishe shok, mik, bashkudhëtar në udhën e jetës.

 

 

Një jetë që për Viganin nuk duhej “të ndalte” kaq herët. Kishte ende për të thënë. Kishte plot gjëra për të bërë ende. Por kjo është jeta…