Inaugurohet Mozaiku i restauruar i Muzeut Historik të Tiranës, sigurisht pa dy detaje të vogla ku “fshihej djalli”

Inaugurohet Mozaiku i restauruar i Muzeut Historik të Tiranës, sigurisht pa dy detaje të vogla ku “fshihej djalli”

Para një jave u përurua mozaiku i restauruar i Muzeut Historik Kombëtar “Shqipëria”, në vepër e bukur kolektive e disa piktorëve më në zë të viteve  ’70 – ‘80 të shekullit të kaluar, siç ishin Vilson Kilica, Aleksandër Filipi, Agim Nebiu, Josif Droboniku dhe Anastas Kostandini.

 

Vepra simbolizonte luftën dhe përpjekjet e popullit shqiptar pas çlirimit, deri në vitet ’90 të ashtuquajtura të “demokracisë”.

 

 

Edhe pse iu përshtat artit të frymëzuar nga realizmi socialist, autorët ndër vite kanë theksuar se mozaiku duket të qëndrojë për vlerat artistike dhe kujtesën historike në këtë muze.

 

 

Mozaiku u përfshi në një proces restaurimi mundësuar falë programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

 

 

U deshën dy vjet që ai të riparohej dhe të realizohej plotësisht. Sapo “hedh sytë” nga ndërtesa lehtësisht shihen 13 figura të paraqitura në disa grupime.

 

 

Ajo që bie në sy është që tashmë në figurë nuk shihet më ylli komunist dhe po ashtu është hequr libri i proletarit në dorën e një prej figurave.

 

 

Mozaiku në ballinën e Muzeut Historik Kombëtar me sipërfaqe rreth 31 metra katrorë u ndërtua në vitin 1981.

 

Si ka qenë përpara

 

Prej kohësh, ishte degraduar me pjesëza gurësh që i kishin rënë. Por vetëm pak vite më parë u mor përsipër restaurimi i tij, me fondet e Bashkimit Europian.

 

 

Ajo që e vë në diskutim përsëri këtë vepër madhore aristike janë dy ndryshime apo “detataje” të vogla, ku, sipas atyre që morën përsipër këtë projekt, “fshihej djalli”. Janë ylli komunist dhe libri, të cilët (shih fotot) janë hequr(!).

 

Pse duhet të hiqeshin kur e gjithë vepra përfaqëson atë periudhë me të mirat dhe të metat e saj!?…

 

 

Si është tani

 

Ai yll ka motivuar dhe iu ka prirë atyre njerëzve përpara dhe ai libër iu ka hapur sytë, që mbi 80 për qind e shqiptarëve u bënë me shkollë të mesme.

 

 

E hoqën që e hoqën librin, le të vinin në vend të tij një laptop, një celular apo një tablet lojrash elektronike, se me to po merren njerëzit sot, sidomos fëmijët!…