Incident sa i rëndë aq edhe banal: Oficeri sllav djeg dokumentet e dy viteve punë të studimit demokrafik të rretheve Berat, Fier, Lushnje dhe Skrapar

Incident sa i rëndë aq edhe banal: Oficeri sllav djeg dokumentet e dy viteve punë të studimit demokrafik të rretheve Berat, Fier, Lushnje dhe Skrapar

 

 Ardhja “paqësore” e Austro – hungarezëve në Luftën e Parë Botërore u shoqërua me një vëmendje të shtuar ndaj vendit tonë për reforma të mëdha për ta nxjerrë vendin nga prapambetaj e madhe ekonomike.

 

Në ushtrinë perandorake të austro-hungarezëve kishin ardhur specialistë të lartë të të gjitha fushave, sidomos në gjeologji, naftë, transport, ndërlidhje, administratë, shëndetësi, ushtri etj., të cilët filluan menjëherë nga puna, por që u frenuan nga përmasat që mori lufta në Shqipëri, ku hynë italianët, grekët, francezët në Korçë si dhe serbët në veri.

 

Por pati edhe një arsye tjetër madhore që nisma austro-hungareze në Shqipëri të frenohej dhe në fund edhe të dështonte, pasi perandoria Austro-hungareze ra, u mund dhe u përça.

 

 

Po çfarë harte admiistrative kishte para ardhjes së Austro – hungarezëve?

 

Me shpalljen e Pavarësisë me 1912 Skrapari ishte nënprefekturë e Beratit dhe kishte 7 Komuna:

 

 

 

Komuna e Tomorricës me 20 fshatra, 447 shtëpi dhe 2200 banorë.

 

Komuna e Gjerbësit me 30 fshatra.

 

Komuna Kerpicës me 22 fshatra.

 

Komuna e Vlushës me 15 fshatra me 339 shtëpi dhe 1600 banoreë. Në këtë komunë ka bërë pjesë dhe fshati Grabockë por është lënë jashtë Backa, Krasta dhe Kapinova.

 

Komuna e Skraparit me 14 fshatra 445 shtëpi dhe 2300 banorë

 

Komuna e Çepanit

 

Komuna e Therepelit

 

 

 

Më 16 mars 1916, austro-hungarezët, dy muaj pasi kishin hyrë në Shqipëri, filluan regjistrimin e popullsisë. Këto statistika shumë të rëndësishme përfunduan në fund të shtatorit 1918. Të dhënat i bëri publike një nëpunës i lartë austriak me detyrën e kryetarit të Zyrës së Statistikës i quajtur Franc Zajner.

 

Por çfarë ndodh?

 

Kur numërimi i popullsisë kishte përfunduar në të gjithë pjesën e Shqipërisë së pushtuar nga austriakët, për rrethet Berat, Fier, Lushnje dhe Skrapar ndodhi një incident, sa i rëndë aq edhe banal!

 

Një oficer sllav i ushtrisë austro-hungareze, i futur nga agjenturat sërbe, dogji krejt materialin e mbledhur. Kështu që për tri zonat e para u përdor materiali i përkohshëm i vitit 1916, ndërsa për Skraparin Zajner thotë se iu desh që të udhëtonte vetë në vitin 1916, kështu që për të nxjerrë statistikat e popullsisë së Skraparit atij iu desh të përdorte atë numër popullsie që mundi të bashkonte vet mes hamendjesh.

 

 

Zajner, pasi evidenton krahinat sipas dendësisë dhe sipërfaqes kur flet për Skraparin thotë se në Epir më pak banorë për km2 kanë bjeshkët e Shkraparit.

 

 

Dëmi i shkaktuar nga oficeri sllav qe jashtëzakonisht i madh për rrethin e Skraparit. Në informacionin e mbledhur kishte të dhëna mjaft interesante për çdo fshat, mëhallë e lagje deri dhe në mbiemrat e çdo fshati . Sipas tij, rrethi Shkraparit ishte  1160 km katror; kishte dendësi/km 2 17; numri i banorëve ishte 20 000 të gjithë të besimit mysliman. Shqipëria administrativisht ka qenë ndarë në komuna dhe në bashki. Krahina përfshinte një shumicë katundesh dhe ishte nën sundimin e një Komune (Mydirie, Primari), e cila ishte organ ekzekutues i qeverisë. Shumë komuna (krahina) me gjithë bashkitë e qyteteve përbënin një Kaza

 

 

Në vitin 1918 Franc Zajneri nxjerr librin, ku Nënprefektura e Skraparit (në origjinal Kreisbehoerde (Unterpraefektur Skrapari)) përbëhej nga tri Komuna (Mydirjete) (në origjinal Landgemeinde) me gjithsej 79 fshatra.

 

Emrat e fshatrave janë sipas origjinalit të tij.

 

 

Këto tri Komuna ishin:

 

Gjerbësi me 30 fshatra, Kërpica me 22 fshatra, Vlusha me 27 fshatra.

 

 

Lista që ka paraqitur Franc Zajneri është si më poshtë:

 

NËNPREFEKTURA E SKRAPARIT

 

 

Komuna (Mydirjeti, Krahina) GJERBËS

 

 

Barçi, Çorotata, Gostencka, Bersaka, Floqi, Gradeci, Borani, Gjerbësi, Gremshi, Çerica, Gjogovica, Greva, Gurrazezi, Leskova, Straficka, Kapinova, Melova, Turbehova, Kovaçani, Përrenjasi, Ujaniku, Krushova, Postena, Vishani, Kuçi, Réhova, Zaloshnja, Leshnja, Shpatani, Zhepa

 

 

Komuna (Mydirjeti, Krahina) KËRPICË

 

Armenj, Duncka, Shemberdhenji i poshtërm, Brasniku, Kërpica, Shëmitra, Bregasi, Kotka, Sotira, Dardha, Kushova, Sqimari, Delveni, Lemnusha, Ternova, Dobreni i poshtërm, Narta, Trebla, Dobreni i sipërm, Patosi, Dumberasi, Romasi.

 

 

Komuna (Mydirjeti, Krahina) VLUSHË

 

Backa, Kalanjasi, Radëshi , Çerenishti, Koprencka, Selani, Dobrusha, Melcka, Staravecka, Girmenj, Mollasi, Strezia, Gjorgjova, Nikollara, Vëlusha, Grabocka, Osoja, Vërzhezha, Gradeci, Panariti , Viseshta, Helmësi, Potomi, Visocka, Kakruka, Qafa, Zhabani.