Investime të reja turistike në Qaf Dardhë, Tomorr

Investime të reja turistike në Qaf Dardhë, Tomorr

Banorët e Qafë Dardhës, por edhe të fshatrave të tjerë rrëzë Tomorrit, veç bujqësisë dhe blegtorisë, i kanë kthyer sytë edhe nga turizmi. Ka filluar ndërtimi i bujtinave, dy prej të cilave i ka ndërtuar ustai duarartë Jemin Shpata bashkë me ekipin e tij.

 

Një tjetër sipërmarrës, Shyqyri Qose sapo përfundoi ndërtimin e një baxhoje që do jetë qendra e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit për mijëra krerë të imta që mbarështrohen  në malin e Tomorrit. Vetë Shyqyriu ka krijuar tufën me 100 krerë lopë dhe 300 krerë dhi, duke u bërë shembulli i nxitjes të sektorit të blegtorisë dhe pikënisja e zhvillimt turistik të Qafë -Dardhës.

 

Ndërkohe, Baftjar Koçi është ndër të parët banorë që e ka kthyer në bujtinë shtëpinë e tij dhe është mikpritësi i shumë turistëve që po e vizitojnë Qafë-Dardhën dhe malin e Tomorrit.

 

 

Të tjera investime priten të fillojnë në Qafë-Dardhë nga sipërmarrësit privatë, të cilët kanë prezantuar projektet e tyre dhe presin edhe sinjalin e investimit për rrugën Vodicë-Qafë-Dardhë, 20 km e gjatë.