Ja ç’mund të bëjë për Ju Klinika e Dëgjimit “Salaj Akustik”, një nga klinikat më të mira të këtij lloji në Shqipëri
Genci Salaj është themeluesi dhe administratori i klinikës së parë mjekësore të audioprotezimit në Shqipëri, që prej maj 2002.
Me një eksperiencë 23 vjeçare në këtë fushë, ai ka qenë vazhdimisht në ndjekje të trainimeve dhe specializimeve me fokus në teknikat e përgatitjes së aparateve të degjimit, të mbajtura nga kompanitë lider në këtë fushë, si: Evicoon, Andreadhis / Greqi; Oticon / Danimark dhe Starkey / USA.
Salaj Akustik është e para klinikë mjekësore, e specializuar në fushën e protezimit akustik në Shqipëri, e pajisur me një laborator modern ku kryhen te gjitha proçedurat e përgatitjes së protezave të veshit.
Salaj Akustik operon në partneritet të ngushtë me kompaninë Oticon në Danimarkë, kompani lider në fushën e prodhimit të aparateve të dëgjimit.
Prej 23 vjetësh, Salaj Akustik punon me përkushtim për t’ju ardhur në ndihmë rreth 21 000 personave që vuajnë nga humbja e dëgjimit në Shqipëri, Kosovë, si dhe trevat shqiptare të Maqedonisë dhe Malit të Zi.
Kjo, duke ofruar vetëm produkte të cilësisë së lartë dhe shërbime profesionale, si dhe duke bërë vazhdimisht aplikimin e praktikave dhe metodave teknike më të avancuara të protezimit akustik.
Në Salaj Akustik, trajtohen pacient me kujdes dhe mirëkuptim dhe i kushtohet vëmendje të veçantë nevojave të tyre individuale të dëgjimit.
Ekipi klinik e di se një dëmtim i dëgjimit mund të jetë izolues dhe zhgënjyes për pacientin. Duke trajtuar çdo pacient me respekt, kujdes dhe mirëkuptim, mund tëndihmoheni të gjeni zgjidhjen më të mirë për ju.
Ekipi i audiologut do t’ju ofrojë kujdesin më të mirë shëndetësor të dëgjimit në Shqipëri.
Qëllimi i këtij kabineti është t’ju vijë në ndihmë të gjithë personave me probleme të dëgjimit, duke ofruar një gamë të gjerë aparatesh dëgjimi, si dhe asistencë të vazhdueshme teknike.
Pajisje dhe produktet e “Salaj Akustik: janë të çertifikuara nga Bashkimi Evropian. Operohet vetëm me pajisje dhe produkte të çertifikuara sipas standartit të vendeve të Bashkimit Europian, EN ISO 9001:2015.

