Ja pse askush nuk mund të vërë dot dorë mbi filmat e Realizmit Socialist!…
Tomorr Shasho
Në radhë të parë të lexojmë dhe të kuptojmë se ç’do të thotë fjala realizëm. Për këtë, më mirë i jemi referuar fjalorit të gjuhës shqipe.
REALIZËM m.
- Aftësia për të kuptuar qartë dhe për të marrë parasysh kushtet e mundësitë e realitetit, kur veprojmë ose arsyetojmë për diçka; vështrimi realist i gjendjes dhe i rrethanave. E shoh (e gjykoj, e vlerësoj) me realizëm. Veproj me realizëm.
- art., let. Metodë e njohjes dhe e pasqyrimit artistik të jetës, sipas së cilës shkrimtari ose artisti i riprodhon jetën dhe karakteret me vërtetësi dhe në lidhje me rrethanat tipike të formimit e të zhvillimit të tyre; drejtim në art dhe në letërsi, që ndjek parimet e kësaj metode; paraqitja e jetës dhe e botës në një vepër letrare ose artistike sipas kësaj metode. Realizmi socialist metodë artistike e letërsisë dhe artit, e cila, pasqyron me vërtetësi e me besnikëri realitetin historik në zhvillimin e tij. Realizmi kritik drejtim letrar dhe artistik përparimtar, përfaqësuesit e të cilit e pasqyrojnë me besnikëri jetën, duke zbuluar në mënyrë kritike kontradiktat e thella të rendit feudo-borgjez.
Në rast se dikush e interpreton ndryshe kuptimin e fjalës realizëm, është problemi i tij.
Le t’ikthehemi problemit në se duhen ndaluar filmat e prodhuar gjat periudhës së socializmit.
Me sa dimë, filmi nga koha e shpikjes së tij ka pasqyruar realitetin dhe për këtë kemi parë sa e sa emisione ku kuadrot e filmave, sa do të shkurtër, kanë pasqyruar pamje nga realiteti jetësor në qytete, në fshatra, puna në uzinë, në shëndetësi e arsim…
I njëjti qellim është edhe në ditët e sotme pas dy shekujsh.
Po shqyrtojmë filmat e shfaqura në ekranet tona nga periudha e Mbretërisë.
Në filmat dokumentarë, sepse nuk bëhët fjalë për filma artistikë m metrazh të gjatë, pasqyrohet jeta e mbretit Zogu i I.
Shumë mirë që janë pasqyruar dhe duhet kritikuar fakti që nuk janë shfaqur në kohën e drejtimit të vendit nga PPSH.
Po në fakt, a ishte e mohuar kjo periudhë, edhe pse s’kishim par filma të kësaj periudhe? Jo.
Shpesh herë kemi dëgjuar për jetën e Mbretit, për familjen e tij. Edhe pse nuk i shikonim pamjet filmike, ne dinim për jetën luksoze të tij, për marrëdhëniet me Jugosllavinë e Italinë. Si u vetshpall mbret, si erdhi në fuqi, si u largua, duke e lënë popullin pa udhëheqës, si u shkurorëzua nga Asambleja Kombëtare.
Dinim se si jetonte populli në atë periudhë: nivelin kulturor e arsimor, atë shëndetësor, industrial dhe bujqësor.
Ne nga baballarët e nënat tona kemi dëgjuar se ku banonin, si ushqeheshin. Mos të shkojmë shumë larg, por le t’i referohemi Migjenit, meqënëse nuk e arriti sistemin komunist. A e pasqyron nëpërmjet penës së tij realitetin e asajë periudhe? Eshtë realiteti i asaj kohe në veprat e tij, apo propagandë e Migjenit kundër mbretërisë? Shfaqja e filmave të asaj kohe e vërtëtojnë plotësisht jetën, që përshkruan Migjeni,por dhe thëniet e baballarëve dhe nënave tona.
A janë real ata filma? Po. A tregojnë jetën luksoze të mbretit dhe pasanikëve të asaj kohe? Po. A tregojnë jetën e mjerueshme të popullit në qytete dhe fashatra? Po.
Fotot dhe filmimet të asaj periudhe pasqyruar nga artistët fotograf si Marubi, kameramanëve të huaj, të cilët kanë fotografuar e filmuar jetën në Shqipërinë e asaj kohe janë reale, tregojnë realitetin.
Sipas jush, propozuesve për eleminimin e 50 vjetve të socializmit, këto foto dhe filmime janë propagandë reale apo mashtruese?
Po cili nga ne edhe pse ka lindur në vitet 1944 -1945 nuk i mban mend se si jetonin fshatarët,si jetonin qytetarët, si ishin fshatrat e qytetet?
Ndaj themi se fotografitë dhe filmimet e asaj periudhe tregojnë realitetin, propagandojnë të vërtetën e asaj kohe, tregojnë zhvillimin kulturor, arsimor, shëndetësor dhe atë industrial e bujqësornë të asaj periudhe. Tregojnë veshjen e traditat e popullit tonë në atë periudhë mesjetare.
A nuk do të ishte mohim i kësaj periudhe ndalimi i këtyre fotove e filmimeve? A s’do të ishte katastrofike për historinë tonë, sikur regjimi komunist t’i kishte zhdukur ato foto dhe filma?
Po edhe sikur, po arkivat e huja a zhduken? Po memorja popullore a zhduket?
Pas periudhës mbretërore vjen ajo e LANCL.
Edhe këtë periudhë në radhë të parë e kemi dëgjuar nga prindërit tanë. E kemi dëgjuar nga ata që morën pjesë në demostrata, nga ata që u radhitën në frontin NCL, nga ata që u radhitën në radhët e Ballit dhe Legalitetit.
Historia e luftës dihej edhe pa i parë filmat.
Ashtu si përiudha e mbretërisë që pasqyrohet në fotot dhe filmimet e saj, ashtu edhe periudha e luftës dhe ajo e pas luftës ka fotot dhe filmimet e saj.
Pas viteve 1991, me vendosjen e pluralizmit politikë, ish – ballistët, zogistët e me shumë trashgimtarët e tyre për 30 vjet kërkojnë ndalimin e filmave të kohës së socializmit apo”diktaturës”, siç kanë qejf ta quajnë sot. Madje e kërkojnë edhe këta, që baballarët dhe nënat e tyre punuan me vtemohim për realizimin e këtyre filmave.
Po pse quhen filma të realizmit socialist? Pse thuhet që janë një propagandë? Po pse duhen ndaluar? Cila është e keqa e tyre? Le të bëjmë pak analizë.
Po ç’do të thotë fjala propagandë ?
Shpjegimin e jep përsëri fjalori i gjuhës shqipe.
PROPAGANDË f.
- Veprimtari e gjerë që zhvillohet me anë të shtypit, të radios, të fjalimeve etj. për të përhapur dhe për të ngulitur në masat një doktrinë a një ide të caktuar, dije të caktuara etj., për t’i bindur dhe për t’i mobilizuar ato për diçka etj. Propaganda politike (kulturore, pedagogjike, shkencore, shëndetësore, ateiste). Propagandë armiqësore (mashtruese, shpifëse, helmuese, demagogjike). Propaganda e prodhimit. Mjetet (metodat) e propagandës.
- bised. Përpjekje për t’i mbushur mendjen dikujt me fjalë, për ta bindur për diçka, agjitacion. I bën propagandë.
A janë filmat propagandë? Po.
Jo vetëm filmat, por edhe bisedat midis shokësh. Edhe tregimi i një ngjarje se si u organizua një ditë dasme është propagandë, sepse ai që tregon mundohet të reklamojë veprimtarinë e dasmës, por edhe ta propagandojë tek tjetri që ta bindi atë se ka vepruar mirë.
Pse filmat e Mbretërisë nuk janë propagandë ? Eshtë propagandë reale, mashtruese, helmuese, shpifëse? Jo. Eshtë reale.
Filmi tregon një realitet, tregon të vërtetën e ngjarjes, në një kohë të caktuar edhe artistikisht. Filmat që tregonin një realitet në përiudhën e socializmit u quajtën filma të”Realizmit Socialist”. Thjesht, një ngjarje e zhviluar në periudhen socialiste. Po të quheshin filmat e periudhës mbretërore, që tregojnë një realitet të asaj periudhe “Realizëm mbretëror”,a do kërkohej ndalimi i tyre? A nuk themi shpesh herë se ky është realiteti kapitalist?
Pse duhen ndaluar dokumentarët e periudhës socialiste?
A tregojnë një realitet? A u ndërtuan kombinatet i tekstileve në Tiranë e Berat? A u ndërtuan hekurudha e rrugë me aksione? A u ndërtuan uzinat në të katër anët e vendit? A u ndërtuan hidrocentralet? A u thanë këneta e moçale? A u zhduk malarja dhe turbekulozi në periudhën komuniste? A punuan të burgosurit në këto vepra? Po.
Në rastëse ndalojmë së shfaqyri filmin” Vitet e para” a do humbasin dhe pamjet ku punohet në ato vështirësira nga të burgosurit? Po, a do të mohohet kjo ngjarje? Jo. Atë e kanë treguar e do ta tregojnë si ngjarje brez pas brezi. Mohimi i filmit nuk e mohon dot atë periudhë historike.
Në cilën periudhë të historisë u ngriten shkolla deri tek universiteti, teatrot, estradat, Akademia, Kinostudio? E gjithë kjo veprimtari e ndodhur në realitet është pasqyruar në foto dhe filma.
Pse të quhet propagandë nga Ju, që dëshironi t’i mohoni duke dhënë idenë se kjo propagandë është mashtruese, kur janë fakte të jetuara nga populli dhe të pasqyruara në ekrane? Në rastëse ndalohen, a ndalohen nga memorja popullore? Mos vallë duhet të ndalohen edhe veprat letrare: romane, drama, tregime për atë periudhë?
A mund të mohohet Konferenca e Pezës, duke ndaluar filmin “Shtigje lufte”?
Përse të ndalohet film i”Nëntori i dytë”, “Koncert në vitin 1936″ se pasqyrojnë përpjekjen e populit tonë për pavarësi dhe zhvillim kulturor?
Përse duhet mohuar filmi” Plumba Perandorit”, se përmëndet Vasil Laçi apo turpëroheni se e kemi pritur perandorin me plumb, që shoqëronin prindërit apo gjyshërit tuaj? Po vallë mos harrohet Vasil Laçi se ndaluat filmin? Po filmi “Në shtëpinë tonë”, ” Shoku ynëTili”, “Nxënësit e klasës sime” duhen ndaluar,se pasqyrohet puna e mësuesve për edukimin e fëmijëvë?
Po filmi “Mësonjëtorja” përse u dashka të hiqët? Përse duhet të mbesi “Vdekja e kalit”, apo pse u puthen për herë të parë në skenë aktorët. Kjo është vlera historike apo pse u vra edhe kali i një zyrtari të lartë? A ka vlera historike dhe artisike “Vdekja e kalit” dhe “Pylli i lirisë”? Po kanë dhe duhen ruajtur.
Eshtë e vertetë se doktori atje në malësi mund të mos ketë operuar një ngatërrim zorrësh, por një operacion më të thjeshtë e ka bërë. Po sa jetë njerëzish ka shpetuar. Pse u dashka ndaluar fimi “Kur hapen dyert e jetës”, sepse qenkërka mashtrim pamjet e një operackioni?
Po filmi “Flutura në gabinën time” pse duhet ndaluar? Pse tregon që shoferi Tom është pak i pa bindur, por zemërmirë, i dashur me fëmijët, por edhe punëtor? Toma është personazh, që pasqyron një realitet midis të rinjëve të ndodhur në realitetin e asajë periudhe.
Edhe filmat, që pasqyrojnë realitetin e luftës së klasave të periudhës 50-vjeçare të udhëhequr nga komunistët duhen shfaqur,madje ende duhet të bëhen filma për të pasqyruar edhe me mirë dhe me vërtetësi atë realitet.
Kthimi i kampeve të internimit në kampe muze është një veprim shumë i drejtë e duhet të vendoset, sepse do të pasqyrojnë realitetin e vuajtjeve të njerëzve të pafajshëm sidomos të fëmijëve. Po edhe ato filmimet e radhës së qumshtit, të vajgurit duhen shfaqur. Të dihet e verteta e ç’do periudhe.
Jo zotrinj, që kërkoni të mohoni filmat dhe nëpermjet filmave kujtoni se do mohoni historinë 50-vjeçare të Shqipërisë. Eshtë e pa mundur. Shkatërruat lapidare, nxorët eshtrat e dëshmorëve nga varret, përsëri kërkoni të mohoni Luftën për çlirimin e vendit, i quajtët kriminelët heronj, por populli thotë: “Mos u lodhni, se egjra nuk bëhet kurrë grurë”.
Mohimi i LANÇL është turpi më i madh në sytë e botës, është ha..ha…haja më e madhe që do të dëgjomë nga e gjithë bota e cilivizuar, por edhe nga brezi i ardhshëm, kur të zbulojnë të vërtetën e asaj lufte, e cila na rënditi në krah të fuqive të mëdha fitimtarë të Luftës së Dytë Botrore kundër nazi- fashizmit.