Ja pse udhëheqësit kuban Fidel Kastro “i mbeti mendja” te rakia dhe bakllavaja e Skraparit

Ja pse udhëheqësit kuban Fidel Kastro “i mbeti mendja” te rakia dhe bakllavaja e Skraparit

 

 

I ftuar para disa kohësh në një studio televizive, ish-ambasadori Çlirim Çepani ka zbulur momente nga bisedat me Fidel Kastron, mënyrën sesi ai e njihte Shqipërinë, por edhe ca detaje të vogla që i pëlqyen nga takimi si, rakia dhe bakllavaja e Skraparit.

 

Fidel Kastro, thotë ambasadori, ishte një person pa komplekse dhe gëzonte një popullaritet të madh në Kubë, duke qenë se kishte ëndrrat e veta si idealist që ishte.

 

Edhe pse një diktator për 50 vjet në Kubë, ai ka pasur edhe pikëpamje liberale brenda vendit dhe në raportet me ndërkombëtarët, ka thënë Çepani.

 

 

Kemi qëndruar tri orë, jashtë çdo protokolli ka thënë Ambasadori, gjë që nuk kishte bërë vaki në asnjë ambasadë të huaj në Havanë. Ai piu edhe dy gota raki, dhe një bakllava shqiptare të ofruar nga ana ime. Ma kishte derguar babai nga Skrapari, një shishe raki, e pahapur, dhe, kur u ulëm, unë i thashë bashkëshortes të na e sillte.

 

 

Ai e provoi dhe më pyeti se çfarë është. I shpjegova që bëhet nga rrushi dhe është shumë e mirë.

 

 

Më tha “kemi bërë edhe ne një lloj rakie në Spanjë, kjo qenka akoma më e mirë”.

 

 

Kastro kishte humor, dhe ishte shumë i kujdesshëm në veprimet që bënte. Ai doktori dhe shoqëruesi që rrinte nga pas bëri sikur fshiu tavolinën dhe hoqi shishen, për ta kontrolluar, pasi atij i ishin bërë rreth 600 atentate të dështuara, dhe nuk pinte asnjë lloj pije nëpër pritje.

 

 

Ai bëri sikur nuk e pa, por pas 2-3 minutash u tha silleni atë shishen. Dhe më tha mbushe edhe nga njëherë, për të vërtetuar se kam ardhur vërtet në mënyrë miqësore.

 

 

Por Kastros i pëlqeu akoma më shumë bakllavaja, pasi ata si popull i kanë shumë qejf ëmbëlsirat. Plus që prodhojnë sheqerin. Veç që e provoi vetë bakllavanë, u tha edhe ministrave të merrnin nga një copë.  E pëlqeu bakllavanë dhe ua ofroi edhe ministrave.

 

Kur u ndamë, i tha bashkëshortes time, “jam i interesuar ta di si është bërë kjo ëmbëlsirë se qenka shumë e mirë. Do më dërgosh nesër recetën e gatimit, se unë gatuaj vet, e kam qejf gatimin, sidomos gjerae reja”!

 

Të nesërmen ia dërguam vërtet recetën e gatimit.