Kalendar/1 shtator 1928 Ahmet Zogu shpallet Mbret: Ja, si dhe kush e shpalli atë Mbret…

Kalendar/1 shtator 1928 Ahmet Zogu shpallet Mbret: Ja, si dhe kush e shpalli atë Mbret…

Pse Mbret i Shqiptarëve dhe jo i Shqipërisë…

 

Në fakt ka qenë një lëvizje e menduar prej kohe, por e përmendur më 29 gusht në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, shpallja e Ahmet Zogut, Mbret i Shqiptarëve dhe jo i Shqipërisë, gjë që kishte një kuptim të qartë kombëtar dhe politik. Po të quhej i Shqipërisë, kufizohej brenda kufijve të territorit të atëhershëm, por ai kishte synim të mretëronte e dhe në territoret jashtë Shqipërisë, madje edhe diasporën.

 

 

…dhe pse Zogu i Parë dhe jo Ahmet Zogu

 

Gjatë gjithë votimi, por edhe më pas të betimit të Mbretit, deputetët qëndruan më këmbë Në kundërshtim me zakonin e mbretërve në Europë, për të evidentuar emrin, Ahmet Zogu zgjodhi mbiemrin (Zog I) për emërtim zyrtar. Emri Ahmet iu duk i papërshtatshëm për drejtimin që kishte vendosur t’i jepte vendit.

 

 

 

Nga kronika e kohës mbi vendimin historik të kurorës mbretërore të Zogut

 

Ai kishte katër vjet që ishte bërë i gjithëpushtetshëm si rezultat i aftësive të tij, por edhe gabimeve të rënda që bën kundërshtarët. Po të donte ai ishte bërë mbret që në vitin 1924, madje i sigurt ishte në janarin e vitit 1925, por nuk u ngut.

 

 

Largimi i Princ Vidit që kishte lënë shtegun hapur, pasi nuk kishte abdikuar, forma e regjimit ndryshonte natyrshëm. Kjo ishte një arsye më shumë për të shpallur së pari Republikën, (21 janar 1925), për të konsoliduar pushtetin, dhe pastaj për të pritur momentin e përshtatshëm, për të hipur në Fron. Republika do ta kishte jetën të shkurtër, sepse ishte koha e Mbretërive. Kujtojmë se, i gjithë Ballkani, Italia dhe shumë shtete në Europë ishin Monarki. Gjithashtu, mendësia e shqiptarëve në këtë kohë anonte nga forma monarkike e regjimit.

 

Në vitin 1928, Ahmet Zogu e kuptoi se koha e përshtatshme për të shpallur Mbretërinë kishte ardhur, por për këtë u ndërmorën të gjitha hapat e nevojshme kushtetuese.

 

 

Më 1 qershor 1928, kryetari i Republikës iu drejtua me një mesazh të dy dhomave legjislative.

 

 

Më 7 qershor 1928, ndryshimi i Kushtetutës (Statutit). Më 16 qershor 1928, dekretohen zgjedhjet e Asamblesë Kushtetuese.

 

 

Më 17 gusht 1928, bëhet votimi direkt. Me votim indirekt, një asembleist për 15.000 banorë dhe për çdo fraksion që i kalonte 7.500 banorë  23 gusht 1928, festë në Durrës dhe në Tiranë ende pa u kurorëzuar. Ndërkohë, shpallja e afërt e Mbretërisë ishte bërë publike. Ahmet Zogu kishte njoftuar dhe marrë aprovimin e fuqive të mëdha, (së pari të Italisë), për hapin që po hidhte.

 

 

Më 25 gusht 1928, në orën 09.30, zgjedhjet në Asamblenë Kushtetuese Asambleja Kushtetuese zhvilloi mbledhjen e parë.

 

 

Më 27 gusht, në orën 16.00, betimi i deputetëve.  Në përfundim të mbledhjes së dytë, Pandeli Evangjeli njoftoi se në rend të ditës ishte rishikimi i përgjithshëm i Statutit, ndërkohë gazetat hamendësonin rreth titullit të Mbretit.

 

 

Më 29 gusht, në orën 17.00, lexohen letrat e popullit nga të gjitha krahinat e Shqipërisë që kërkonin shpalljen e Mbretërisë, dhe u vijua me diskutimet e 24 deputetëve, të cilët kërkonin shpalljen e Mbretërisë dhe proklamimin e Zogut Mbret të Shqiptarëve.

 

Më 30 gusht 1928, mblidhet Komisioni i posaçëm. Në përfundim të mbledhjes u formua një komision i posaçëm për hartimin e neneve kryesorë të Statutit të ri.

 

 

Më 1 shtator 1928, në orën 09.00, votim në këmbë për Mbretin. Asambleja Kushtetuese votoi unanimisht duke e shpallur Shqipërinë, Mbretëri demokratike, parlamentare, të trashëgueshme dhe Zogun I, Mbret të Shqipëtarëve. Gjithashtu, u aprovua edhe formula e betimit të Mbretit. Duartrokitjet dhe njëqind e një të shtëna topi përshëndetën vendimin.

 

 

1 shtator 1928, në ora 17.00, ceremoniali i kurorëzimit mbret. Një komision me deputetë nga të nëntë prefekturat e vendit, i kryesuar nga Pandeli Evangjeli, u nis drejt Pallatit, që pas kësaj date u quajt Mbretëror (sot Akademia e Shkencave), për t’i komunikuar formalisht Mbretit vendimin e Asamblesë Kushtetuese.

 

 

Në orën 10.00, të datës 1 shtator 1928, Ahmet Zogu pranoi kurorën. Betimi i Mbretit në Parlament do të bëhej më 1 shtator 1928, në ora 17.00, por në fakt u bë 20 minuta më përpara, siç duket për arsye sigurie.

 

 

Festimet e pasdites së 1 shtatorit 1928 filluan që në orën 14.00, dhe zgjatën tri ditë. Repartet e ushtrisë ishin rreshtuar, populli kishte dalë në rrugë, ndërsa disa aeroplanë hidhnin fletushka nga ajri.

 

 

Në orën 16.00 u dëgjua buçitja e trumbetave dhe më pas Himni Kombëtar.