Kalendar / 2002 vjet Greqi, shtet i krijuar nga shqiptarët

Kalendar / 2002 vjet Greqi, shtet i krijuar nga shqiptarët

13 JANAR 1822 – Greqia, pas Revolucionit të realizuar me kontributin e shqiptarëve, shpall pavarësinë e saj

Si edhe pjesa më e madhe e Ballkanit edhe Greqia për 400 vjet ishte e pushtuar nga turqit osman. Ajo qe e para që u shkëput jo pa gjak nga Turqia me anë të ashtuquajturit Revolucioni Grek.

Në luftën për pavarësi të Greqisë u dalluan arbëreshët (arvanitasit e Greqisë). Ishin shqiptarët ata si Andrea Miauli, Marko Boçari dhe Dhimitër Plaputa që u takoi nderi më i lartë që t´i sjellin kurorën e Greqisë mbretit të saj, Othon.

Kryengritja greke e 1821 është vepër në të vërtetë e arvanitëve. Bile shteti, që u krijua mbas vitit 1821 pothuajse shumica e banorëve flisnin në Greqi gjuhën shqipe.

Ka qenë fama shqiptare që i ka detyruar grekët e sotëm të pranojnë fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar.

Për nder të trimërisë të heronjve shqiptarë, grekët morën kostumin kombëtar shqiptar që vishej nga Kosova e deri në Poleponez dhe e bënë të tyrin.

Është fakt që tashmë nuk mund të diskutohet edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heronjtë e Revolucionit të 1821, ishin arvanitë ose shqiptarë.

Revolucioni i 1821, ishte kryesisht në themel vepër e arvanitasve të Epirit, Rumelisë, Moresë dhe e arvanitasve të ishujve të Hidrës, Specas dhe Psaron.

Disa nga shqiptarët ose arvanitët heronj të kryengritjes të 1821 ishin:

Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor (Bythgura) Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla) Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Me të drejtë, poeti ynë kombëtar Naim Frashëri do t´u këndonte shqiptarëve heronj të kryengritjes greke të 1821.

Është i vetmi personalitet politik dhe ushtarak i shtetit grek, Teodoros Pangalios, President i Greqisë (1926-1930), me origjinë arvanitase, që ka pranuar prezencën dhe faktorin aravanias për krijimin e shtetit grek.

Gjatë periudhës së tij në krye të shtetit ndoqi politikën e fqinjësisë së mirë ndaj Shqipërisë, qe kundër shpërnguljes së shqiptarëve nga Çamëria dhe e konsideroi trajtimin e tyre në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar si faktor të rëndësishëm të marrëdhënieve normale ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.

Ka pohuar me krenari në raste të ndryshme origjinën e tij shqiptare dhe ka vlerësuar meritat e arvanitasve në historinë e Greqisë.