Kalendar / Mos harroni “plakun” e mençur Sabri Godo!…    

Kalendar / Mos harroni “plakun” e mençur Sabri Godo!…    

    8 gusht 1929 – Lindi Sabri Godo – shkrimtar dhe politikan shqiptar (Vdiq 3 dhjetor 2011) 

 

Sabri Godo kish lindur në Delvinë më 8 gusht 1929. Shkollën e fillore e kreu në Delvinë dhe më pas të mesmen e vazhdoi në Tiranë, ku këtë të fundit e la përgjysmë në vitin e tretë, pasi mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia.

 

Ka pasur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën “Hosteni”, ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime.

 

Në janar të vitit 1991, Godo themeloi Partinë Republikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet. Sabri Godo ishte kryetar i Asamblesë Kombëtare të PRSH-së dhe President Nderi i saj që pas lënies së drejtimit të saj. Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.

 

Veprat kryesore të tij janë”Plaku i Butkës”, Roman historik (1966); “Ali Pashë Tepelena”, roman 1970; “Skënderbeu” (1975), etj.

 

“Orakujt e Tomorrit” e solli këtë kujtesë në shenjë respekti për këtë personalitet të lartë të politikës shqiptare, por edhe për të thënë se, fatkeqësisht, Shqipëria aktualisht nuk ka opozitarë të kalibrit të tij.