Kalendari i aktiviteteve të shoqatës atdhetare-kulturore të “Vakëfeve”, Korçë, qershor – shtator 2024

Kalendari i aktiviteteve të shoqatës atdhetare-kulturore të “Vakëfeve”, Korçë, qershor – shtator 2024

 

 

Në vazhdën e punës së saj, shoqata atdhetare-kulturore e “Vakëfeve” paraqit kalendarin e veprimtarive të verës të këtij viti:

 

 

  1. GRABOCKË, e shtunë e djelë, 1-2 qershor 2024, 110-vjetori i largimit të familjeve autoktone të Grabockës dhe 106-vjetori i ripopullimit të fshatit nga familje panaritase (viti 1918). Pelegrinazh në vendin e shenjtë të tyrbes së mirënjohur bektashiane të Dervish Sali Bakos.

 

 

  1. PANARIT, e shtunë e djelë, 13 – 14 korrik 2024, – takimi i përvitshëm i gjithë Krahinës së Vakëfeve Korçë (dhe atyre fqinjë), ku do të përkujtohen 110-vjetori i ngritjes për herë të parë aty të Flamurit Kombëtar Shqiptar në tokat e pushtuara të Shqipërisë Juglindore, si dhe 110-vjetori i masakrës çnjerëzore të andartëve grekë. Me këtë rast do të ketë një program tepër të pasur e të larmishëm aktivitetesh, argëtim, promovime, ekspozita, përfshi zgjedhjen e organeve drejtuese qëndrore të Shoqatës dhe ndryshimet statutore, meqë pjesmarrja do të jetë shumë e madhe dhe me përfaqësues nga të gjitha degët.

 

 

  1. KATUND – STRATOBËRDHË, e premte 26 korrik 2024, dita e shenjtë e Shën e Premtes dhe 140-vjetori i emigrantit të parë shqiptar katundlli në Amerikë (1884), At Nikolla (Kole) Kristofori si dhe 17 katundllinjëve të tjerë.

 

 

  1. SHTYLLË, – e shtunë e diel, 27-28 korrik 2024, 141-vjetori i themelimit të fshatit Shtyllë (1873) dhe 122-vjetori i çeljes së Shkollës së parë shqipe në fshat (1902).

 

 

  1. TRESKË – e enjte, 15 gusht 2024, dita e shenjtë e Shën Mërisë, si dhe 132- vjetori i çeljes së shkollës së parë shqipe në Treskë (1892).

 

 

  1. TREBICKË, e diel, 8 shtator 2024 – dita e shenjtë e Shën Mërisë, si dhe 179-vjetori i çeljes së shkollës parë shqipe për Trebickën, krahinën dhe gjithë Qarkun e Korçës (8 shtator 1845).

 

 

 

Mirë u takofshim, motra e vëllezër, nga Vakëfet por dhe nga krahinat fqinjë!

 

 

Për Kryesinë e Shoqatës

 

Petrit Zeneli