Klodian Braho në krye të SPAK: Urime, djalosh!…

Klodian Braho në krye të SPAK: Urime, djalosh!…

 

 

Është zgjedhur sot, më 11 dhjetor 2025, si drejtuesi i ri në një nga institucionet me standarde të qëndrueshme dhe të pakthyeshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, SPAK, Klodian Braho.

 

Zgjedhja e tij në krye të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me mandat trevjeçar është bërë në me votim të fshehtë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP). Braho do të zërë vendin e Altin Dumanit.

 

Lajmi i zgjedhjes së tij në krye të organit më të fuqishëm të drejtësisë shqipare, natyrshëm është pritur mirë dhe është ndjerë si një krenari e ligjshme në të gjithë komunitetin e Skraparllinjve kudo që ndodhen.

 

 

Po kush është Klodian Braho

 

 

Klodian Braho është një prokuror i njohur për karrierën e tij në sistemin e drejtësisë.

 

Është lindur më 21 korrik 1982 në Potom të Skraparit në një familje të njohur, me traditat më të mira të kësaj krahine.

 

Në vitet 2000–2004 kreu Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe më pas, 2005–2008, Shkollën e Magjistraturës.

 

Më 14 nëntor 2007 filloi punë si prokuror në sistemin e drejtësisë shqiptare në 2007 -2012 në Prokurori në Beratit dhe më pas, në vitet 2012–2015, në Prokurorinë e Vlorës ku shërbeu edhe si zëvendësdrejtor.

 

Në vitin 2015 u emërua në Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë, duke u marrë me hetime të çështjeve të rënda penale.

 

 

Më 19 dhjetor 2019 u emërua prokuror në SPAK pas konfirmimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (procesi i vettingut).

 

 

 

Emri i Brahos nuk u mbështetet rastësisht nga ndërkombëtarët. Më së miri, profilin e tij e rrëfejnë dosjet që ka hetuar, zgjedhjet që ka bërë dhe njerëzit që i ka shërbyer ndër vite.

 

 

Klodian Braho është pjesë e SPAK që nga themelimi i institucionit dhe ka qenë i angazhuar në hetime të çështjeve të korrupsionit dhe krimit të organizuar që prekin nivelin e lartë të politikës dhe administratës.

 

Më herët ai ka punuar në hetime të njohura si: Arrestimi i kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjikës, dosjen e ish – Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës; hetimi i inceneratorit të Elbasanit; dosjes “5D”; hetimi “Toyota Auris” etj.

 

Paralelisht ai është angazhuar edhe si pedagog dhe ekspert në Shkollën e Magjistraturës.