Konaku i Tomorricës, një nga panairet me të mëdhenj mesjetar të armëve të Jugut të Shqipërisë gjatë sundimit osman
Viktor Bakillari
Konaku ka qenë një qendër e madhe e vilajetit për tregtinë e armëve që nga mesjeta e e hershme deri në mesjetën e e vonë, kur vendi ishte nën pushtimin osman.
Ka qenë qendra e dytë më e madhe për shit-blerje-këmbim armësh.

Burrat, të gjithë me qylafë belluzi a shajaku, lëviznin nëpër një fushë të madhe me armën në krah.
Ata që mbanin armë brezi dhe donin ta shisnin, zakonisht zbërthenin këllëfin e alltisë (gjashtares (gjashtar/e,-ja f. sh. -e(t) vjet. revole me gjashtë fishekë, me mulli dhe me tytë të gjatë, kobures (pistoletë me mulli), si shenjë dalluese,
…ndërsa ata që mbanin armë supi, dhe që donin ta shisnin, si shishane (shishan/e,-ia f. sh. -e(t) hist. pushkë e vjetër me strall, që mbushej nga gryka), cubë ( cub/ë, – a f. sh. -a(t) pushkë e vjetër me tytë të shkurtër), gacatore (gacator/e,-ja f. sh. -e(t) vjet. pushkë e vjetër me strall.) etj., e mbanin me tytën përpjetë dhe në tytë fusnin ndonjë shenjë dalluese, zakonisht lule, ose degëz me gjethe.
Kur shikoje armë të tillë, merrej vesh se i zoti donte ta shiste.
Ai që e mbante me tytë poshtë nënkuptohej se kishte dalë për ta këmbyer ose për qejf.
Ka qenë pazari (tregu) i dytë më i madh i Jugut të Shqip, për shitje armësh.
Ishin kohë që Tomorrica gjallëronte.
