Kriza e Luftës: Çmimet u ngritën, po a do të ulen përsëri!?…
Qytetarët e Shqipërisë ashtu si në shumë vende të botës janë përballur me një rritje çmimesh të papërballueshme. Kjo rritje vjen si pasojë e krizës që shkaktoi lufta në Ukrainë.
Rritja është 30 për qind dhe në raste të veçanta edhe 40 përqind. Ky ndryshim i menjëhershëm erdhi si pasojë e rritjes së çmimit të karburanteve.
Më problematikë është rritja e çmimit të produkteve baze si buka, vaji, sheqeri orizi e të tjera mallrat të domosdoshme për një familje. Gjatë kësaj jave, u rrit me 20% çmimi i bukës masive nëpër rrethet e Shqipërisë.
Një pensionist në Shqipëri paguhet mesatarisht 15,732 lekë në muaj. Mimimumi jetik në Shqipëri është afërsisht 17 875 lekë. Pra pensioni mesatar në vendin tonë është më i vogël se sa minimumi jetik. Kriza e rritjes së çmimeve prek kryesisht pensionistët dhe familjet e varfra të shoqërisë.
Shuma që përfiton një penesionist në Shqipëri është afërsisht 135 euro, aq sa ministrja e financave mendon se i mjafton një njeriu për të mos u quajtur i varfër. Por pensionistët e Tiranës që marrin mesatarisht këtë shumë për të cilën flet ministrja, thonë se nuk mjafton.
Për të ndihmuar pensionistët por edhe të varfrit në këtë kohë krize, qeveria ka miratuar një plan masash, për kontrollin e çmimeve. Plani i masave parashikon:
36 milionë $ për indeksimin e pensioneve (637,542 përfitues)
Kompensim i rritjes së çmimeve të shportës për 3 muaj (434 mijë përfitues)
14 milionë $ mbështetje për fermerët me naftë pa taksa (+ 5 milionë $)
5 milionë $ mbështetje për të gjithë qytetarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetëse
Nga muaji prill:
– Zero taksë për pagat deri në 40 mijë
– Përgjysmim takse mbi pagat deri në 50 mijë lekë
– Ulje e taksës mbi pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë
Paga minimale rritet në 32 mijë lekë
200 milionë $ financim i mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël
Bazuar mbi këtë paketë, pensionistët dhe shtresat në nevojë përfitojnë afërsisht 3 mijë lekë në muaj ndihmë nga shteti për të përballuar rritjen e çmimeve. Ndërkohë, janë ngritur qeveria ka ngritur bordin e monitorimit dhe transparencës për produketet e shportës, me qëllim për të shmangur abuzimin.
Po a do ta zbusin këto masa gjendjen? Gjasat janë që jo, pasi ato janë të pamjaftueshme. Do të këtë skamje, uri dhe dëshpërim.
Përmasat e vuajtjes në fshatra më të thella, alarmante
Zakonisht kriza nuk ndjehet në këto anë sepse qysh kur kanë lindur jetojnë me krizën e varfërisë. Por tani është rritur shumë çmimi i bukës, vajit, miellit e sheqerit, ushqimet bazë pa të cilat nuk e mban dot frymën gjallë.
Mbijetesa përmes prodhimeve bujqësore e blegtorale është bërë e pamundur. Për shkak të rritjes së çmimit të naftës, kostot për të punuar tokën janë të papërballueshme. Tani tokën e punojnë me krahë.
Të moshuar e gra punojnë tokën si në mesjetë ndërsa të rinjtë e këtyre anëve janë larguar të gjithë drejt emigracionit. Nuk kanë asnjë mundësi të jetojnë në tokën e tyre.
Varfërisë i shtohen të tjera vuatje të familjarëve me probleme të rënda shëndetësore. Disa prej tyre janë invalidë që nuk gëzojnë mbështetje financiare nga institucionet shtetërore.
Standartet e një shoqërie maten edhe me mënyrën se si institucionet sillen me të pamundurit, me invalidët e të varfrit. Në Shqipëri ka një zë të dedikuar në buxhet për mbështetjen sociale. Por fondet e taksapaguesve shqiptare nuk mbërrijnë deri në këto fshatra ku vuajnë fëmijë e pleq nga probleme të rënda shëndetësore.
Shumica e popullsisë në fshatrat e Shqipërisë jetojnë në varfëri dhe të braktisur nga institucionet. Shumë prej tyre ia dalin duke u ushqyer me lista nëpër dyqanet e vogla të fshatit.
Të braktisur nga pushteti, janë me shprese e lutje drejt perendisë se një ditë do të mund të ushqejnë fëmijët e tyre të çliruar nga kërcënimi nga uria.
Sa do të zgjasë kriza dhe rritja e çmimeve?
Askush nuk e di. Përvoja e dhimbshme e historisë botërore e ka treguar se luftës gjithmonë i dihet fillimi dhe kurrë fundi. Pra, për rrjedhojë, askush nuk nuk të jep përgjigje edhe sa do të sgjasë pasoja e kësaj lufte, që për ne është kriza.
Edhe nëse lufta ndërpritet, pasojat e saj kanë lënë gjurmë, të cilat duan vite të riparohen, pasi është prishur i tërë ekuilibri ekonomik botërorë, janë prishur lidhje dhe tregje të fuqishëm që duan vite të riparohen dhe të venë në normalitet.
Prishja e tregjeve dhe ndryshimi i çmimeve solli një çoroditje dhe ngritje të çmimeve e nevojave bazë të njerëzve, energjia dhe ushqimi. Dhet, që në kët zallamahi përfitojnë spekulllaorët, matrapazët, të vegjël dhe të mëdhenj, të cilët sjellin situata anormale në treg.
Edhe këtu duhet kohë që të normalizohen gjërat dhe të vijnë në vendin e tyre.
Ka mundësi që rritja e çmimeve të ngrijë këtu dhe të mos ketë ulje! (Analizë e Orak/Tom)