Kroi i fshatit tonë, tetë sylynjarë

Kroi i fshatit tonë, tetë sylynjarë

 

Lasgush Poradeci

 

Kroi i fshatit tonë,

Tetë sylynjarë,

Në tetë krahina,

Qenke kroi i parë.

 

Qënke një në botë,

S’paske një të dytë,

Ç’na shërove plagët,

Ç’na shërove sytë!…