
“Ku po shkon pa dashuri”, si një enciklopedi e ndjenjave njerëzore
Klementina Dika Sinanaj
Një enciklopedi e një epoke,
Një enciklopedi e një vendi,
Një enciklopedi e tre brezave,
Një enciklopedi e ndjenjave njerëzore, që nuk i gjen në asnjë enciklopedi.
Miku ynë Sefedin na thotë: Nga gjyshja, nëna, gruaja, nga jetët e tyre, nga jeta e fëmijëve të mi, si nga një dritare, pashë botë që nuk i kisha pare kurrë. Pa to nuk do të kisha zbuluar se ç’zemër kisha. Pa gjithë ata që kam pasur e kam për rreth e pa Të Mirët e mi që i kërkova dhe i gjeta në jetë…
Njerëzit mbajnë njerëz gjallë. Të duash nuk do të thotë sa ndere ke bërë e sa nder të kanë bërë. Të ndjesh se të duan është e mrekullueshme, po këtë mrekulli nuk e prek kurrë nëse ke humbur aftësinë të duash.
Le ta shikojmë botën edhe ne nga dritarja që na ka hapur Sefedin Çela!
Ku është jeta jonë? Ku janë njerëzit tanë? Ku janë vlerat e punës sonë? Ku është aftësia jonë që të duam?
Në këtë stinë dimri, ç’zemër kemi?!
Respekt dhe vlerësim për Të Mirin Sefedin Çela!