Kujt i duhej xhamia në Skrapar dhe Poliçan?!…

Kujt i duhej xhamia në Skrapar dhe Poliçan?!…

 

 

Pas besimit pagan, si kudo në Shqipëri, së pari ka zënë vend besimi kristian. Me siguri, sipas rrjedhjes së ngjarjeve, logjika të thotë se fillimisht ai katolik e më vonë ai ortodoks. Vërshimi osman, si në pjesën më të madhe të vendit, solli Islamin, bazuar në ritet synite.

 

 

 

Popullsia e ndodhur në varfëri e momente dramatike besoi në të, me shpresë se do të sillte shpëtim, shoqëruar me interesa jetike ekonomike.

 

 

Në shekujt e mëvonshëm, në rrethana të tjera të kohës, popullsia e zhgënjyer nga besimi që solli osmanlliu, përqafoi një besim të diferencuar nga ai synit, që ishin Bektashinjtë, të cilët u shtrinë në të gjithë krahinën.

 

 

Siç dihet bektashinjtë nuk kishin xhami, por tetqe, mekmdhe tyrbe.

 

 

Në Skrapar ka patur xhami në Potom, në Vëndreshë dhe në disa fshatra të tjerë, të cilat nuk janë ngritur në periudhën Osmane, por në periudhën para Osmane, pa hyrë turqit në Ballkan dhe në Shqipëri, në shekullin 14 – të, nga pelegrinë lindorë osmanllinj (ashtu siç ka ndodhur edhe sot në Shqipëri me pelegrinë të disa religjioneve fetare që kanë ngritur këtu institucionet e veta). Bën përjashtim xhamia e Slatinjës, që është ngritur për garnizoniun ushtarak të Kalasë së Skraparit. Të tjera xhami në Skrapar nuk ka patur siç janë ato të Shqipërisë së Mesme.

 

 

Ndaj ndërtimi i Xhamisë së Çorovodës, pranë Pallatit të Kulturës, qendër të qytetit  nuk është pjesë e traditës dhe historisë të kësaj krahine. Ajo është një trup i huaj në zemër të qytetit, pikërisht pranë një objekti kulturor jo fetar, shtetëror laik. Xhamia është një objekt kulti i ftohtë, i ngutësuar, pa besimtarë, pa histori.

 

 

Po përse është ndërtuar ky objekt?

 

Një numër i madh misionarësh fetarë pas viteve ’90 – të “sulmuan” edhe Skraparin ashtu si në gjithë vendin, ngritën xhami dhe kishë!. Në këtë rast s’ka asgjë të jashtëzakonshme. Misionarët kanë të drejtën të përhapin idetë e tyre dhe nëse gjejnë mbështetës le të punojnë me ta, pa dyshim brenda ligjeve të shtetit dhe moralit dominues të vendit.

 

 

Po kjo xhami përse është ndërtuar, kur nuk ka akoma besimtarë dhe as organizata fetare të lejuara, adhuruese të besimit të institucionit që përfaqëson ajo e quajtur xhami?

 

 

Kanë qenë interesa të vogla, për “pesë lekë” të qelbura autoritetet vendore të kohës kanë ndotur qytetin me një gjë fare të panevojshme.

 

Ngado ta shikosh apo fotografosh qytetin të del xhamia sikur ky vend “digjet” dhe “zhuritet” për Islamizmin, ndërkohë që ka objektet e veta të kultit të tarikatit bektashi.

 

 

Ashtu si në Çorovodë, ka ndodhur edhe në Poliçan: në vendin më të bukur, më panoramik të qytetit ngrihet një relikte e panevojshme, pse jo edhe më e shëmtuara e qytetit.

 

 

Shqiptarët shquhen për tolerancë fetare, për respekt reciprok të religjioneve fetare, por vendosja e këtyre objekteve ku nuk ka besimtarë, është një abuzim i lidhur me interesa të njerëzve dhe spekulatorëve të veçantë. (Orakujt...)