Kuptimi i emërtimit të lumenjve Devoll, Osum dhe Seman
Muharrem Abazaj
Si për të gjitha emërtimet e lashta do t’i përmbahemi parimit:
“Emërtimet e lashta në trojet tona janë bërë në gjuhën ilirishte dhe kanë ruajtur vazhdimësinë gjuhësore ilirishte – shqipe ”
Mbi bazën e këtij parimi analizat tona mbështeten vetëm tek trajtat e sotme dhe jo në ato që figurojnë në gjuhët e tjera, të cilat nuk i japin të sakta ato.
DEVOLLI
Për emërtimin e Devoll ka shumë diskutime. Atë e lidhin jo vetëm me emrin e lumit, por edhe me emrin e një vendbani të lashtë si dhe me emrin e krahinës Devoll.
Për herë të parë e gjejmë të dokumentuar nga gjeografi i njohur i antikitetit Ptolemeu, i cili shkruan se ekziston një qytet ilir i fisit të ordilejve i quajtur Dobolia.
Në periudha më të vona del me disa trajta të tjera si: Deabol, Deabolis, Deavolis etj.
Si thamë më lart, ne nuk do t ’u përmbahemi këtyre trajtave.
Etimologjia: Duke i hequr nyjen shquese emërtimit Devoll/i, e sjellim në trajtën zanafillëse Devoll.
Emërtimi Devoll është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe. de – vol.
Fjala de (d/dh) ka kuptimin e emrit dhѐ, dhѐu, fjala vol (l/ll) ka kuptimin e foljes volli. Kuptimi i emërtimit del “Dhe volli”.
Është vështirë për ta interpretuar këtë emërtim, por si tek shumë lumej të tjerë, edhe këtë mund ta lidhim me cilësinë e ujit të këtij lumi. Lumi Devoll ndryshon nga mjaft lumej të tjerë për kjelltësinë e ujit. Ai duket sikur rri gjithmonë i turbullt. Kur bashkohet me Osumin ai duket sikur është ujë tjetër.
Mundet që në lashtësi, periudha me dimra të gjatë dhe me shumë lagështi, të kenë ndodhur rrëshqitje masive dheu në rrjedhën e tij dhe të ketë shkaktuar përzjerjen e ujit me dheun. Për pasojë, uji do të ketë vazhduar të rrjedhë për një kohë të gjatë me përzjereje dheu, sikur sillte dhѐ, sikur villte dhѐ.
Sipas një legjende, qyteti i Devollit në lashtësi është përmbytuar gjatë reshjeve të jashtëzakonshme, gjë që e bën të pa mundur gjetjen e saktë ku ka qenë ndërtuar.
Ky interpretim nuk mund të konsiderohet plotësisht i saktë, duke e lënë të hapur diskutimin për të.
OSUM/I
Në lashtësi lumi i Osumit është quajtur Apsi. Një emërtim i tillë, edhe pse na vjen përmes gjuhëve të huaja, duket se ka ardhur e plotë, ashtu si është shprehur në ilirishte.
Emërtimi Apsi është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: ap – si. Fjala ap ka kuptimin e foljes hap, fjala si ka kuptimin e emrit sy. Kuptimi emërtimit del: “Hap sytë ”. Kemi të bëjmë me një paralajmërim për rrezik të mundshëm.
Lumi i Osumit ka një karakteristikë të veçantë. Në rrjedhën e sipërme sasia e ujit të tij është e vogël por në atë të atë që kalon në të gjithë territorin e Skraparit, rrjedha e tij sasia e tij nuk është e madhe dhe për këtë arsye banorët e kalojnë atë me këmbë,në disa vende që i quajë váhe.
Por, duke qenë se shtratin e ka të ngushtë, pasi në të dy anët ka terren malor të pjerrët, furnizohet nga shumë përrenj. Këta përrenj, sidomos gjatë reshjeve të forta, sjellin tek ai sasi shumë të madha uji. Kjo sasi e madhe uji që vjen papritur, e rrit shumë shpejt nivelin e tij dhe bëhet shkas për mbytjen e kalimtarëve të rasit.
Ngjarje të tilla tragjike kanë ndodhur edhe në kohën tonënë këtë lumë.
Kuptimi “hap sytë ”, si një paralajmërim për rrezik, duket se ka lidhje me të papriturat e këtij lumi, me rritjen e menjëherëshme të nivelit të ujit.
Osum / i, Trajta aktuale Osum është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe, por me dy mundësi: o – sum ose o-s – um.
Për rastin e parë: fjala o ka kuptimin e pasthirmës o, fjala sum (s/sh) ka kuptimin e ndajfoljes shumë. Kuptimi emërtimit del: “O, shumë !”
Për rastin e dytë . Emërtimi është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe : o – s – um. Fjala o ka kuptimin e pasthirmës o, fjala s ka kuptimin e lidhëzës shkakore se, fjala um ka kuptimin e foljes humb, por në trajtën e gegërishts hum. Kuptimi del: “O, se humb?!”
Edhe tek kuptimi që del në këto raste duket si një paralajmërim për rrezik mbytjeje nga rritja e papritur e njvelit të ujit.
SEMANI
Seman/i/ Emërtimi i Semanit është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: s – e – man. Fjala s ka kuptimin e pjesëzës mohuese s, nuk, fjala e ka kuptimin e trajtës së shkurtër të përemrit vetor (atë e), fjala man ka kuptimin e foljes mban, por në trajtën e gegënishtes man.
Kuptimi emërtimit del: “Nuk e mban”. Çfar nuk mund të mbajë, përse bëhet fjalë?
Semani, i formuar nga bashkimi i dy lumejve: Devollit dhe Osumit, ka një rrjedhje të bollshme. Terreni që përshkon ai është tërësisht fushor, me një thellësi të vogël të shtratit.
Në kohët e lashta ka patur shpesh reshje shumë të mëdha. Kjo do të ketë shkaktuar dalje të shpeshta të tij nga shtrati.
Dalja e sheshtë është shkaktuar nga lartësia e vogël e brigjeve të tij, të cilët nuk kanë arritur “ta mbajnë” sasinë e madhe të ujit.
Edhe në kohën e sotme ndodhin shpesh dalje nga shtrati të Semanit.
