Kush është Ceku, Hysen Buzali, siç e thërresin të gjithë ata që e njohin”?…

Kush është Ceku, Hysen Buzali, siç e thërresin të gjithë ata që e njohin”?…

 

 

Hysen Buzali, pinjoll i një familje të madhe karakteristike skraparase, lindi në Potom më 20 shkurt 1985. Tre ciklet e para të shkollës, filloren, 8 – vjeçaren dhe të mesmen i bëri në vendlindje, në shkollën “Arshin Rako”.

 

 

Më pas vazhdoi studimet në shkollën e lartë, Infermieri në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë.

 

 

Pas diplomimit me nota të shkëlqyera, punoi koordinator shërbimesh në klinikën mjekësore “Ikeda”; më pas administrator shërbimesh në spitalin “Kontinental”, dhe së fundmi administrator në “Pharma Lab Clinic” në Tiranë.

 

Është i martuar dhe ka dy vajza.

 

 

Ceku është një djalë i jashtëzakonshëm, një përfaqësues i denjë i të rinjve shqiptarë, pikërisht me thjeshtësinë dhe normalitetin e tij. Ai i është afruar Partisë Socialiste pa interes, i sinqertë dhe i hapur, siç është, besnik i vlerave të tij njerëzore.

 

 

 

 

Buzalët e Potomit, rrënjë e degë

 

Është një fis i njohur dhe i dëgjuar për traditat atdhetare në të gjithë “Kollin e Sipërm”, siç quhet krahina e Potomit në rrethin e Skraparit. Burrat këtij fisi kanë marrë pjesë në të gjitha ngjarjet historike të kohës, që nga Rilindja Kombëtare, në çlirimin e vendit e deri mësot.

 

 

Në këto veprimtari atdhetare në atë kohë, si shumë burra të familjeve të fiseve të tjera të Potomit, Bejlerët e Gropës, Levenishtët, Brahot, Cërrasit, Omerasit, Gorçet, janë shquar edhe Buzalët. I ati i Xhemal Buzalit ka marrë pjesë  në mbledhjen e Abdyl Frashërit në Potom, pas Lidhjes Shqiptare të Prizerenit dhe Kuvendit të Frashërit më 1878.

 

 

Më vonë ai bashkë me djalin, Xhemalin, u radhit në çetat e para për liri të Panaritit të viteve 1905 -1908.

 

 

Në Luftën e Parë Botërore Xhemali u inkuadrua në në çetën e Sali Butkës, në luftë  kundër andartëve grekë dhe pushtuesve të tjerë të huaj në atë kohë në Shqipëri.

 

 

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e gjeti Xhemalin në moshë të madhe, por ai nuk u kursye, dërgoi dy djemtë e tij në këtë  luftë, Hysen dhe Xhevit Buzalin, të cilët u radhitën në rreshtat partizane që në ditët e para të luftës.

 

 

Hyseni dhe Xheviti, pjesëmarrës në LANÇ

 

Kjo familje e njohur në tërë zonë ka ditur të orientohet në të gjitha zhvillimet politike në Shqipëri, duke qenë në anën e duhur të historisë. Hyseni pas çlirimit punoi si nëpunës në administratën shtetërore lokale me përkushtim dhe ndershmëri deri sa doli në pension.

 

 

Hyseni me bashkëshorten e tij, Jeminenë kanë patur pesë fëmijë: Qemalin, Flamurin, Agimin, Gjergjin, Margaritën, Lirën dhe Ditkën, këto dy të fundit banojnë në Korçë.

 

 

Por kjo familje ka ditur të orientohet mirë edhe në rrethet shoqërore, miqësore dhe familjare, duke u lidhur me fise dhe familje me emër dhe me ndikim në shoqëri, si: me Sulajt e Zaloshnjes, Brahot dhe Omerët e Potomit, Ibrot dhe Tërpollarët e Backës dhe me familje të tjera tradicionale korçare.

 

 

Të gjithë fëmijët kanë ecur në gjurmët e etërve të tyre, duke shpalosur cilësi të larta njerëzore: të ditur, të ndershëm, të sjellshëm, punëtorë.

 

Por njerëzit në Çorovodë e në Poliçan kanë njohur më tepër Qemal Buzalin, xhaxhain e Cekut, një figurë publike shumë e nderuar dhe e respektuar e viteve ’70 – 90 të shekullit të kaluar.

 

 

I tillë, njeri me gjurmë pune e profesionalizmi ishte edhe ati i Cekut, Agimi, fatkeqësisht i larguar në mënyrë të parakohëshme nga kjo jetë. E nisi dhe e grisi jetën në një punë të vështirë, si drejtues i brigadës së traktoristëve të zonës, duke mos lënë  arë e brezare pa shkelur në të gjitha fshatrat, nga Visocka dhe Gërmenji e deri në Qafë të Martës, Rripat e Staraveckës e dri në Melckë e Nikollarë.

 

 

Drita dhe Agimi, e ema dhe i ati i Cekut

 

 

Ndërsa e ëma, Drita, bijë nga familja e njohur e Arshin Ibros nga Backa, ka punuar që nga fillimi e deri sa doli në pension në administratë në Potom.

 

 

Nën këta shembuj vazhdojnë të ecin edhe fëmijët e tyre, Toni dhe Hyseni i Ri, nip i Hysenit të Parë, të cilin Partia e Socialiste e ka shpallur kandidat për deputet në Qarkun e Beratit.

 

 

 

Thirrja e parë e Cekut drejtuar zgjedhësve  

 

 

Besim dhe mbështetje reciproke: Vijojmë përpara, bashkë!

 

 

 Të nderuar qytetarë të Bashkisë, Çorovodë dhe Poliçan!

 

Me përulësi dhe përgjegjësi maksimale, ju njoftoj se falë besimit të Drejtuesit Politik të Qarkut Berat, Z. Ervin Demo, tashmë jam zyrtarisht kandidat për deputet në zonën tonë, një zonë të cilën e presin lajme të jashtëzakonshme.

 

 

Ky është një angazhim që e marr me seriozitet dhe përkushtim maksimal, me synimin për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e çdo bashkëqytetari.

 

 

Do të punoj fort, me ndershmëri dhe përkushtim për të qenë zëri juaj, i banorëve të Çorovodës, Poliçanit si dhe i atyre bashkëqytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit, në diasporë.

 

Së bashku do të punojmë për zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së çdo qytetari.

 

 

Suksese Partisë Socialiste në rrugën drejt Bashkimit Europian!

 

 

Bashkë, për një të ardhme më të mirë!

 

                     Hysen Buzali

 

 

 

Refleksion pas shumë takimeve me zgjedhësit: Ja pse duhet besuar ky djalë!

 

 

Të dashur miq, bashkëqytetarë dhe mbështetës!

 

 

Nga zemra iu falënderoj për të gjitha urimet, fjalët e ngrohta dhe mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme.

 

 

 

Mesazhet tuaja më japin forcë dhe motivim për të vazhduar këtë rrugëtim me përgjegjësi dhe përkushtim maksimal.

 

 

 

Me pamundësinë për t’iu falënderuar të gjithëve një e nga një, iu shpreh mirënjohjen time të thellë për çdo mesazh dhe mbështetje që më keni dhënë.

 

 

Ky nuk është vetëm një angazhim personal, por një mision për të mirën e çdo qytetari të Bashkisë Çorovodë dhe Poliçan.

 

 

Së bashku, me besim dhe punë, do të arrijmë ndryshimet që meritojmë!

 

 

Faleminderit për mbështetjen tuaj! Vijojmë përpara, bashkë!

 

 

Vetëm përpara, me Partinë Socialiste, për Shqipërinë 2030!

 

 

Besoj te ju, shpresoj te ju!

 

Hysen Buzali

 

 

Materiali u përgatit nga “Orakujt e Tomorrit”