Kush është Eglantina (Egla) Ceno, vajza nga Poliçani, që u shpall fituese e “Big Brother VIP 3” në trojet shqiptare

Kush është Eglantina (Egla) Ceno, vajza nga Poliçani, që u shpall fituese e “Big Brother VIP 3” në trojet shqiptare

 

Aktorja e njohur shqiptare, Egla Ceno, është shpallur fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

 

 

Ajo hyri në shtëpinë Big Brother VIP Albania, në datën 13 janar, duke qëndruar për plot 133 ditë e izoluar dhe duke treguar një karakter të forte. Ajo është femra e parë në histori që fiton një format Big Brother VIP në trojet shqiptare.

 

Po kush është Egla (Eglantina) Ceno

 

Egla Ceno ka lindur në Poliçan më 4 prill 1977. Është aktore teatri dhe filmi. Për shumë vite ka jetuar në Piemonte, Itali.

 

 

Egla ka studiuar për aktrim në Akademinë e Arteve të Bukura dhe në Universitetin e Arteve të Folkëang-ut në Esen të Gjermanisë për llojin e teatrit të trupit përreth një vit. Pas Gjermanisë, Egla largohet drejt Italisë ku jetoi 15 vjet.

 

 

Për shumë vite, Ceno ka punuar si asistent-regjisore në serialin italian shumë të njohur “100 vitrinat”. Në 2016-ën, mori pjesë në shfaqjen e humorit “M’fal për shprehjen” me 20 episode e transmetuar në kanalin “T” në Digitalb, e ideuar nga Vis Pupa, në rolin e bashkëshortes së Pupës.

 

 

Në vitin 2019, Ceno u bë pjesë e trupës së Portokallisë në rolet e Zimbiles dhe gruas shofere.

 

 

Bashkë me regjisorin e mirënjohur Altin Bashën dhe aktorë të tjerë, Ceno ka kontribuar në krijimin e kompanisë së parë teatrore private “Oaz” në fillim të viteve 2000.

 

 

Ceno ka marrë pjesë në show televiziv “Big Brother Vip 3”, ku dhe rrëmbeu trofenë prej 100 mijë euro të këtij formati televiziv.