Labëria, motra e madhe e Myzeqesë së vogël dhe Ismail Qemali që e zgjodhi për Flamur

 Labëria, motra e madhe e Myzeqesë së vogël dhe Ismail Qemali që e zgjodhi për Flamur

 

Ja, pikërisht këtu, në jug, në skaj të Ultësirës Perëndimore, gjendet ajo që në librat e gjeografisë njihet zyrtarisht e shkencërisht si Myzeqeja e Vogël, ose Myzeqeja e Vlorës. Këndi që krijon deti dhe Vjosa mban me përkujdesje këtë fushë të begatë. Më lartë në juglindje ndodhet Labëria, motra e madhe e Myzeqesë së vogël, siç e quan poeti Xhevahir Spahiu.

 

 

Pikërisht këtu, mbi këto ujëra, valët përhapin zëra të largët historie. Ismail Qemali në udhëtimin e tij të mundimshëm dhe historik nëpër baltërat e Myzeqesë drejt Vlorës në vitin 1912, bëri aventurën trimërore e ngazëlluese.

 

 

Teksa në njërën anë e hipën në trap për të kaluar Vjosën myzeqarët, në anën tjetër e prisnin lebrit me këngën: “Cili je ti, more burrë”…për ta çuar pothuajse në krah në Vlorën e Flamurit.

 

 

 

 

Kalimi i Vjosës- Drejt Vlorës për ngritjen e Flamurit të Pavarësisë. Piktura nga Edi Kojani Art-Gallery Vlore