Laceja në Qaf’ të Martës, thirri: “Ku jeni, o djemtë e Backës?!…”

Laceja në Qaf’ të Martës, thirri: “Ku jeni, o djemtë e Backës?!…”

 

 

Rrëzë malit të Ostrovicës, poshtë Qafës së Martës ndodhet fshati Backë i rrethit të Skraparit, një nga fshatrat me  historinë më të pasur të kësaj treve, kur asnjëherë nuk u pushtua.

 

 

Ky fshat kishte katër çeta luftëtarësh, më të madhen dhe më të mirën, Çetën e Lace Backës dhe pastaj të tjerat me radhë, çetën e Riza Kodhelit, të Zote Backës, të Sulo Qorrajt, të Muharrem Xhixhos etj. Këto çeta vepronin bashkë me komandën e Sali Butkës dhe koordinonin veprimet me çetat e Mihal Gramenos, Çerçiz Topullit, Themistokli Gërmenjit, Spiro Bellkamenit etj.

 

 

Për sa kohë që qe gjallë Laceja çeta e tij, sidomos nga viti 1905 deri më 25 korrik 1913, zhvilloi luftime në Skrapar, Korçë, Kolonjë, Dangëlli e Përmet.

 

 

Pas çetës së Sali Butkës, çeta e Lace Backës është çeta e dytë në zonën verilindore të vilajetit të Janinës.

 

 

Një nga betejat më të mëdha të kryera nga çeta e Lace Backës është ajo e vitit 1906, kur së bashku me çetën e Themistokli Gërmenjit u ndesh me trupat turke në rripat e Staraveckës, duke i shpartalluar krejtësisht ato dhe duke vrarë 15 ushtarë turq.

 

 

Po më 1906 Lace Backa së bashku me 29 përfaqësues të Skraparit dhe të Tomorricës merr pjesë në mbledhjen e Frashërit.

 

Në gusht të vitit 1909 Laceja së bashku me Themistokli Gërmenjin prishën karakollin turk në Frashër.

 

Në shtator 1909 një batalion mazapësh turq të ardhur nga Janina vihet në kërkim të Lace Backës. Lacja dhe Themistokli Gërmenji iu zunë pritë në Ogrenj të Përmetit. Pas një lufte prej 24 orë rresht, turqit u thyen duke lënë pas 7 të vrarë.

 

Gjatë vitit 1909 Laceja vepron në zonën e Selanikut. Më pas vjen përsëri në Shqipëri. Bashkëpunon me çetën e Orman-Çiflikut. Në vitin 1912, pas përzënies së administratës turke, shpall Skraparin zonë të çliruar.

 

 

Në vitin 1912 me urdhër të Isamil Qemalit, në mbrojtje të Pavarësisë së Shqipërisë, bashkë me çetën e Sali Butkës zuri Qafën e Martës për t’u bërë ballë forcave të grekut që donin të pushtonin territore të tjera shqiptare.

 

Përleshja u zhvillua në Qafë të Martës më 25 korrik 1913. Në këtë betejë të përgjakshme plagoset rëndë kapedani i Backës dhe vdes pas dy ditësh. Në këtë betejë bashkë me të dha jetën edhe Nasi Qafëzezi, një nga trimat e çetës së Sali Butkës.

 

Ata u varrosën aty dhe për shumë vite homazhet si dëshmorë bëheshin aty. Aty bëhej edhe çdo vit përkujtimi i ngjarjes dhe këndohej kënga:

 

Kur u ngjit Laceja te Stani,

 

Hodhi sytë nga Marjani,

 

Mbushur me asqerë junani,

 

Qaf’ e Martës po gjëmonte,

 

Lace Backa po luftonte,

 

Atje në Qaf’ të Martës,

 

Me të gjithë djemtë e Backës

 

U vra Laceja, pastë ndjesë,

 

Me Greqinë e pabesë…

 

 

Çetat patriotike të Backës të viteve 1908 -1918

 

 

Fshati Backë në fillim të shekullit të 20-të ishte fshati më i madh i Skraparit me gati 500 shtëpi.

 

Është interesant se vetëm nga ky fshat në këtë kohë u krijuan tri çeta komitësh, veç shumë backallinj të tjerë që ishin inkuadruar në çetën e Sali Butkës që vepronte në atë kohë në pjesën e Skraparit.

 

Një nga çetat më të mëdha të këtij fshati ishte:

 

 

Çeta e Lace Backës

 

Zote Backa*)

Ilmi Fetahu

Hajdar Muska

Selim Sejati

Bido Xhaferri

Xhemal Dida

Sajamit Feimi

Lame Dena

Nevrus Kamberi

Haxhi Jaho

Nurçe Murati

Cane Isufi

Ramiz Rrapo

Muharrem Jonuzi

Tajat Nuro

Tefik Zenuni

Isuf Saliko

Ago Dena

Idriz Taipi

Qazim Lame

Shibri Kajmaku

 

*) Pas vrasjes së Laces, komandën e çetës e mori Zote Backa

 

 

Çeta e Riza Kodhelit

 

Jaçe Qamili

Sali Isufi

Hahmet Rustemi

Hyso Mimimi

Hatem Hyso

Mustafa Sakua

Avdulla Hasani

Tefik Lame

Sadik Isufi

Adem Tushe

Fetah Laçe

Fetah Hasimi

Taip Nazifi

Murat Shaqiri

Dashe Jemini

Bako Muke

Mustafa Simite

Sheme Tahiri

Dake Gjoni

Qamil Abazi

Gani Beqo

Myrto Dalliu

Hamza Musai

Refat Zenuni

Muharrem Hamiti

Pelivan Rushiti

Xhemal Murati

Tefik Alikua

Nebi Shasho

Meleq Rushiti

Bajram Mehmeti

 

 

Çeta e Sulo Qorrajt

 

Muharrem Xhixho

Tefik Zenuni

Hazis Duralliu

Resul Kamberi

Mustafa Xhako

Xhemal Hamiti

Zote Kamberi

Gano Dipo

Hate Belikua

Vesel Rustemi

Sabri Seferi

Ismail Ramo

Brahim Mehmeti

Nazif Selimi

Ali Ibro

 

Nderim luftëtarëve!

Krenarë, o Backallinj kudo që ndodheni, për këta baballarë, gjyshër dhe stërgyshër që keni patur!

 

 

*) Emrat janë marrë nga eksponatet e Muzeut Historik Skrapar