Lamtumirë, profesor Idriz Metani!

Lamtumirë, profesor Idriz Metani!

 

Është ndarë sot nga jeta në mënyrë të papritur dhe të parakohëshme, prof. as. dr. Idriz Metani

 

 

Idriz Metani ka lindur në Skrapar, më 23 qershor 1956.

 

Ka kryer studimet e larta për Gjuhë e Letërsi shqipe në Universitetin e Elbasanit, ndërsa studimet pasuniversitare për gjuhësi i përfundoi në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës.

 

 

Për më shumë se 20 vjet ka punuar si metodist dhe specialist në organet drejtuese të arsimit parauniversitar, kurse që nga viti 2002 ka qenë pedagog për lëndën e Leksikologjisë e të Historisë së Gjuhësisë në departamentin e gjuhës shqipe të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës.

 

 

Mban gradën doktor i shkencave dhe titullin profesor i asociouar.

 

Është autor i dhjetëra artikujve gjuhësorë të botuar brenda dhe jashtë vendit, bashkëpunëtor në disa projekte shkencore për studime në fushë të shqipes të ndërmarra nga departamenti i gjuhësisë.

 

 

Ka hartuar në bashkautorësi disa tekste shkollore të gjuhës shqipe.

 

Është anëtar i grupit të punës për vlerësimin e kurrikulës së gjuhës shqipe në arsimin parauniversitar dhe për mësimin e shqipes në shkollë, ngritur nga Këshilli Ndërakademik.

 

Ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore dhe seminare ndërkombëtare për çështje të gjuhës shqipe.

 

 

Me vdekjen e prof. Idriz Metanit, familja humbi njeriun e saj të shtrenjët, kolegët, një bashkëpuntëtor të përhershëm dhe shkenca gjuhësore një studiues të palodhur dhe të përkushtuar pas saj.