
Largimi nga jeta e prof. Francis Trix, humbje e madhe në komunitetin bektashi shqiptar, por askujt nuk i shkon mendja të thotë një fjalë për të
Asnjë fjalë, asnjë njoftim të vetëm nuk gjen në faqen e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë për largimin nga jeta para disa ditësh të një prej studiueseve më të njohura, Prof. Francis Trix, e specializuar në studimet orientale dhe në veçanti Sufizmin dhe Bektashizmin në rrugën filozofike të bektashizmit shqiptar.
Ne rinine e saj studente e Universitetit te Michiganit, ajo u qas nje dite ne nje ferme ku nje Dervish mjeker gjate punonte token. I ardhur nga Teqeja e famshme e Kajros, dervishi shqiptar i lindur ne Gjirokaster dhe sherbyes ne Teqene e Zallit, e ftoi studenten amerikane ne e godinen modeste.
Qe prej asaj dite ne Teqene Shqiptare te Detroitit lindi nje nga miqesite me interesante dhe me te njohura ne komunitetin bektashi te Amerikes. Studentja amerikane e cila vizitonte Dervishin shqiptar çdo fund jave per te mesuar mbi Bektashizmin u be me vone nje personalitet i shquar shkencor i kesaj dissipline fetare.
Autore e disa librave mbi Misticizmin dhe bektashizmin, profesore ne Universitetin e Indianes, lektore ne disa Universitete dhe specialiste e orientalizmit, ajo bashkepunoi ngushtesisht me Baba Rexhepin ne botimin e Librit te tij tashme te famshem “Misticizmi Islam”.
Prof. Trix ishte ndoshta personi me i afert i filozofit te fundit te bektashizmit shqiptar Baba Rexhepi. Ruajtesja e dokumentave te tij ajo mbajti me fanatizem nje koleksion shume te pasur me bashkebisedime filozofike me Baba Rexhepin per mbi 30 vjet duke regjistruar bisedat e tij çdo fundjave ne teqene e Detroit.
Ne se Baba Rexhepi mbajti gjalle flaken e bektashizmin ne komunitetin e shqiptareve te Amerikes, Frances Trix ishte dora e tij qe beri te njohur Bektashizmin ne auditoret e Universiteteve amerikane duke i dhene Baba Rexhepit nje fame dhe audience nderkombetare.
Prof. Trix pas nje semundje disa vjeçare u nda nga jeta. Modeste dhe e perkore iku pa buje dhe pa shqetesuar njeri por duke lene pas nje trashegimi te pasur shkencore. Ajo beri shume per bektashizmin shqiptar, më shumë sa shumë e shumë zëra që sot nga këneta e oportunizmit politik flasin dhe çirren për benefitet tokësore të këtij mistiçizmi hyjnor, për të bërë edhe “shtet Bektashi“ në Tiranë.
Aq “të zënë” janë me këtë punën e shtetit, sa “nuk u vete mendja” te teologët, ideologët dhe studiuesit e tarikatit të tyre, siç ishte kjo zonjë, e cila me dashurinë dhe këmbënguljen e saj, ruajti vazhdimësinë e filozofit të fundit shqiptar të bektashizmit.
As kreret e “shtetit bektashi” as gazetarë që luteshin për viza amerikane dhe sponsorizime monetare nuk u kujtuan të shkruanin dy fjalë për Francin, e cila me ikjen e saj solli një humbje të madhe në komunitetin bektashi shqiptar.