Latumirë, Sokol Muharrem Bregu!

Latumirë, Sokol Muharrem Bregu!

 

Nga platforma mediatike “Çorovodaonline” mësojmë lajmin e hidhur të një miku, të një shoku, të një bashkëqytetari të ndjeshëm dhe të vëmendshëm, që, sa herë që vinim në Çorovodë, na priste që te autobusi i linjës.

 

 

Ky ishte Sokol Muharrem Bregu, veprimtar politik dhe shoqëror në Skrapar, por edhe një mësues me emër.

 

 

Mësuesi i matematikës i sa e sa brezave, Sokol Bregu u nda parakohe nga jeta këtë të premte në moshën 63-vjeçare.

 

 

Arsimtari i dashur e i përkushtuar dha një kontribut të madh në Çorovodë edhe në drejtimin e disa institucioneve të rëndësishme të këtij qyteti do të përcilllet nesër për në vorrezat e qytetit të Çorovodës.

 

 

“Orakujt e Tomorrit” i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjarëve,  miqve, kolegëve të shumtë të mësues Kolit dhe qëndron pranë dhimbjes së tyre .

 

 

Paqe dhe qetësi Parajse për Sokol Bregun!