Lirëza, në Lirëz!..

Lirëza, në Lirëz!..

 

 Dilaver Xhakollari

 

Lirëza është një vend sa historik aq edhe edhe i bukur si natyrë. Ndodhtet në Helmë të Skraparit në lartëzin 1700 m mbi nivelin e detit. Kufizohet me Backën, Panaritin dhe Staraveckën.

 

 

Dikur, çdo 8 gusht sheshi i Lirëzës mes pyjeve qindravjeçarë  të ahut dhe burimeve brisk të ftohta , gumzhinte nga zërat e të rinjve nga e gjithë Shqipëria. Organizoheshin këtu shfaqje teatrale, festival këngësh e vallesh, ekspoziata pikture dhe fotografike, shfaqeshin filma edhe organizoheshin panaire në nder dhe kujtim të një nga ngarjet më bukura dhe më të rëndëishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, zhvillimi disaditor në gusht të vitit 1944 të Kongresit të Rinisë Antifashiste  Nacionalçlirimtare Shqiptare, me delegatë të rinj nga formacionet partizane dhe të gjitha krahinat e Shqipërisë.

 

 

Po kështu, në atë kohë, nga fshati i vogël i Helmësit, për gjashtë muaj me radhë, Shtabi i Përgjithshëm i LANÇ dhe Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Shqiptare me dy drejtuesit kryesorë, Spiro Moisiu  dhe Enver Hoxhën drejtuan Luftën dhe morën vendime të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, siç ishte përgatitja e Kongresit të Përmetit që konsolidoi fitoren dhe hodhi themelet e pushtetit të ri që doli nga Lufta.

 

 

Tani Lirëza hesht, hesht edhe më 8 gusht! Nuk organizohen ato festat e bukura rreth lapidarit që përkujton këto ngjarje historike dhe s’ka kush të vendos atje një lule si homazh.

 

 

Lirëza hesht, por edhe zgjohet. Atë e zgjon një vajzë e bukur e këtyre anëve, që quhet Lirëza, e cila ka ardhur këtu bashkë me të atin, Ibrahimin, se këtu ka marrë bekimin e jetës, këtu ka marrë emrin që e bën  të ndjehet krenare.

 

 

Nder paçi ngaherë, ti, Lirëza dhe prindërit e tu, Ibrahimi dhe Majlinda, që, ededhe pse larg, ruani në shpirt dashurinë dhe mallin dhe për vendlindjen tuaj të shtrenjtë, Backë dhe krejt “Kollin e Sipërm”.