Lufta e Parë Botërore / Trill i kot sonambulësh, që solli një nga shkatërrimet më të mëdha të njerëzimit

 Lufta e Parë Botërore / Trill i kot sonambulësh, që solli një nga shkatërrimet më të mëdha të njerëzimit

28 korrik 1914 filloi Lufta e Parë Botërore me Austro-Hungarinë që i shpalli luftë Serbisë

 

Lufta e Parë Botërore, e cila u zhvillua mes viteve 1914-1918, është cilësuar si lufta më shkatërrimtare që njohu historia njerëzore, edhe pse shumë dëshmi dhe fakte të saj u zbehën nga shpërthimi i Luftës së Dytë.

 

Për asnjë luftë në historinë e njerëzimit nuk ka patur kaq shumë të panjohura dhe mite se sa Lufta e Parë.

 

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën.

Kjo luftë e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit i kushtoi atij humbjen 20 milionë njerëzve.

 

“Lufta e Madhe” përfshiu gjashtë kontinentet e banuara të lëmshit tokësor: Evropën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Australinë. Lufta e Parë Botërore ishte kryesisht e përqendruar ne Gjermani dhe Francë e ndare në bllokun qendror dhe antantën.

 

Lufta  I Botërore nisi me vrasjen e kryedukës Franc Ferdinandit, trashëgimtarit të fronit të Perandorisë Austro-Hungareze në Sarajevë të Bosnjës nga nacionalisti serbo-boshnjak Gavril Princip më 28 qershor 1914.

 

Në këtë konflikt mbarëbotëror të armatosur u përballuan dy fuqi të mëdha: Perandoritë qendrore (Perandoria gjermanike dhe Perandoria Austro-Hungareze) dhe nga ana tjetër Pakti i Trefishtë (me Mbretëritë e Bashkuara, Francën, dhe Rusinë).

 

Lufta e Madhe filloi me 28 korrik 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918 me fitoren e Paktit të Trefishtë.

Lufta shkatërroi shpërbërjen e katër perandorive: Perandorisë Austro-Hungareze, Prusisë, Perandorisë Osmane dhe Rusisë. Gjermania humbi perandoritë koloniale dhe shtetet evropiane të Çekosllovakisë, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Jugosllavisë fituan pavarësinë.

 

Lufta e I Botërore shënoi mbarimin e rendit botëror që u vendos pas Luftërave Napoleoniane, dhe ishte një shkaktare e rëndësishme për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.

 

Shkaqet e Luftës I Botërore ishin të shumëllojshme, por ato mund të kaloheshin edhe pa konflikt të armatosur. Pasojat më të madha gjatë Luftës I Botërore ishin shkatërrimet dhe dëmet që iu bënë njerëzve, vdekjet, shkatërrimi i shtëpive, pronave, institucioneve, urave etj.

 

Pasojat që solli Lufta I Botërore ishin të shumta:

Në fushën politike solli ndryshimin e kufijve dhe lindjen e shteteve të rinj.

Në fushën sociale, mbi 8.5 milionë njerëz u vranë.

Në fushën ekonomike: Shpenzimet e shumta në fushën ushtarake sollën rrënimin ekonomik të Britanisë së Madhe dhe të Gjermanisë; tokat me bujqësore të Francës dhe të Belgjikës mbetën djerrë ose u shkatërruan; u rrit niveli i papunësisë sepse moshat e reja dhe ata që ishin të aftë të punonin kishin marrë pjesë në luftë dhe ishin vrarë ose ishin gjymtuar.

 

E ashtuquajtura “Lufta e Madhe” erdhi si pasojë e gabimeve trashanike që u bënë nga udhëheqësit e shteteve të asaj kohe, të cilët nuk i gjykuan mirë gjërat.

 

Krerët e Evropës vepruan si një “brez somnambulësh që gjatë verës së paqtë të 1914-s ecën në buzë të gjëmës dhe si pa e kuptuar u rrëzuan”. Brenda pak javësh, vrasja e një arkiduke austriak i futi të gjitha fuqitë e mëdha evropiane në një luftë që nuk e donin.

 

Udhëheqësit që morën vendimet historike që çuan në këtë luftë, nuk ia kishin idenë cilat do të ishin pasojat. Por ushtarët në llogore shumë shpejt u përballën me realitetin. Zbuluan se burrat e shtetit i kishin lënë në baltë, klerikët i kishin mashtruar dhe gjeneralët i kishin tradhtuar.

 

Bilanci përfundimtar i Luftës

 

Lufta e Parë Botërore u zhvillua në vitet 1914-1918. Ajo ishte pa dyshim e madhe për sa i përket numrit të viktimave Në të u përfshinë 42 vende.

 

U vranë 16 milionë njerëz dhe u plagosën 22 të tjerë; nga këta të vrarë 9.7 milionë ishin ushtarakë dhe 6.8 milionë civilë, ku janë përjashtuar ata të vdekur nga gripi spanjoll që në këtë kohë bëri kërdinë.

 

Ja disa nga vendet me humbje më të mëdha: Franca 1.397.800  të vrarë; Italia 651.000; Mali i Zi 13.325; Rumania, 177.000 të vrarë, Rusia 1.851.000 të vrarë apo të zhdukur; Mbretëria e Serbisë 165.000 të vrarë; Austro-Hungaria 900.000 të vrarë dhe të zhdukur; Gjermania 1.796.000 të vrarë.